Hashim Thaçi: Mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë rast i shkëlqyer për Kosovën e rajonin

Hashim Thaçi: Mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë rast i shkëlqyer për Kosovën por edhe për rajonin

Kryetari, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me kryetarin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Do të respektojmë agjendën e planifikuar, aty përfshihet mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën e rajonin,” është shprehur Thaçi. Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. “Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,” është shprehur. I pyetur se si e sheh bojkotin e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të  punimeve të Asamblësë së OKB-së, Thaçi ka deklaruar se agjenda e Kosovës asnjëherë nuk është varur dhe nuk do të varet nga Serbia. Duke folur rreth deklarimeve në opinion për luftë, Thaci ka thënë se nuk do t’i pengojë, duke shtuar se “lufta zhvillohet në istikame e jo në studio televizive”. Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me kreun e  Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …