RKL

RKL: Nëse Zona e Dukagjinit ka pasur 60 mijë pjesëmarrës në luftë, atëherë gjashtë zonat e tjera kanë pasur të paktën 300 mijë

Përpjekjet e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, për të arsyetuar numrin prej 60 e më shumë veteranëve, madje duke deklaruar se aq luftëtarë ka pasur vetëm zona, ku ai ka komanduar,  në radhë të parë janë përpjekje të papërgjegjshme, qoftë në cilësi të kryeministrit apo të Komandantit të asaj zone, gjatë luftës.  Ai në një emision televiziv duke folur për periudhën e luftës dhe numrin e ushtarëve në zonën e Dukagjinit, i  ka thënë Klan Kosovës se rreth  50-60 mijë pjesëmarrës kanë qenë në vijë të frontit, në zonën e Dukagjinit. Sipas tij, “pjesëmarrja ka qenë e madhe dhe ai s’e ka ndalu askënd që ka dashur të jetë pjesë e saj. Edhe këtë nëse dikush s’më beson le të shkon e të pyes… Shiko, s’ka kush që e ndërron këtë…I gjithë populli është armatos, të gjithë kanë luftuar kjo është e vërteta jonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryeministrit duket se i ka mungon aftësia e të shprehurit konciz gjuhësor, ose gazetari intervistues e ka ngatërruar togfjalëshin “pjesëmarrje në luftë”, apo praninë në luftë të banorëve të fshatrave të tëra, me ata që kanë luftuar ballë për ballë në vijat e frontit.

 

Haradinaj, e di më mirë se askush kohën kur ka mbetur me 70, ushtarë, por të gjithë ata që i kanë ikur në verë të vitit 1998, ai nuk i quan as i ka quajtur dezertorë, pavarësisht se një numër i tyre u kthye në frontet e luftës, por shumica formuan brigadën “Mërgimi”, në mërgim!.

Po ashtu Ramushi e di fare mirë se sa ushtarë i ka paraqitur si Komandanti i Zonës në verë të vitit 1999, kur ishte epror i lartë i TMK-së. Numri i paraqitur nga Komandanti i parë i TMK-së, Agim Çeku, në IOM dhe UNMIK ka qenë rreth  dy mijë luftëtarë, pjesëmarrës aktivë të luftës në Zonën e Dukagjinit. Realisht  ky numër ka qenë më i madh, duke marrë parasysh të mobilizuarit në Frontin e Kosharës dhe  duke pasur parasysh shtrirjen e veprimtarisë luftarake të kësaj Zone, por numri ka mundur të jetë një fish më i madh e jo 30 fish.

Po ashtu komandanti i nderuar i Dukagjinit, gjatë intervistës nuk ka përmendur faktin se sa luftëtarë ka pasur në gjashtë zonat e tjera. Ai e di fare mirë se vetëm në mbulimin e Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova, të Zonës Operative të Pashtrikut kanë mbijetuar luftën rreth 85.000  të zhvendosur, shumica e tyre kandidatë potencialë për luftë, por me mungesë totale të armëve. Po të tillë, në zonat e luftës të gatshëm për të luftuar,  ka pasur më shumë se sa ata që kanë qenë të gatshëm dhe kanë ikur nga Kosova. Këtë e argumenton fakti se ata kanë qenë të rrezikuar të humbin krejt familjen, sikur edhe e kanë humbur sa e sa të tillë, por nuk kanë pranuar të ikin dhe ta lënë Kosovën pa shqiptarë, ashur sikur synonte Milosheviqi. Nëse është fjala për merita të tilla kombëtare, atëherë të gjithë ata që në kushte të tilla të shfarosjes kanë qëndruar në Kosovë, duhet të shpallen “meritorë për sakrificë dhe qëndresë”, por jo veteranë-luftëtarë.

Meritat dhe përkushtimin e  komandantit Ramush Haradinaj gjatë luftës nuk i mohon askush, por përzierja  e luftës me politikën partiake, e shprehur përmes përfitimit  të elektoratit, nuk është praktikë e pastër, as e ndershme. Kjo e devalvon  luftën  dhe u sjellë dëm  të pariparueshëm edhe  meritave.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …