Javier Solana

Havier Solana: Nuk i takon BE-së të përcaktojë kushte, pasi ato duhet të vijnë nga vetë liderët negociatorë

Ish-sekretari i NATO-s, gjatë luftës në Kosovës, Javier Solana, ka theksuar se dekadat e fundit kanë sjell më shumë frustrim sesa përparim në vendet e Ballkanit, dhe se do të ishte ironike për të parë një rajon të shkatërruar nga nacionalizmi etnik, që të ndërtojë ura kur shumë të tjerë po ndërtojnë mure. Ndërkohë që liderët e Kosovës dhe Serbisë që po udhëheqin dialogun, tashmë janë pajtuar korrigjimin e kufijve, Solana vlerëson se nuk i takon BE-së që të përcaktojë kushte, pasi ato duhet të vijnë nga vetë liderët. “Natyrisht, nuk është e drejta e BE-së të diktojë kushtet e zgjidhjes së konfliktit dhe është e qartë se pronësia lokale do të jetë çelësi për çdo marrëveshje që mund të dalë nga procesi. Solana thotë se duke punuar me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përshpejtuar negociatat gjatë muajve të fundit, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ligjore.  (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …