leoni

Ramush Haradinaj

Në Qeverinë Haradinaj nuk po komentohen deklaratat e kryetarit Thaçi për ndryshim kufijsh me Serbinë

Duke injoruar tërësisht deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, i cili thotë se askush nuk guxon t’i lëviz kufijtë, Thaçi, në një intervistë televizive në Shqipëri është cituar të ketë deklaruar  se shumica absolute e kabinetit qeveritar nuk mendojnë si Haradinaj. “Sot, 90 për qind e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin, tha Presidenti. Kësisoj, Thaçi për të satën herë deklaron se ai ia kontrollon Qeverinë Haradinajt. Për krejt këtë Zyra e Kryeministrit nuk ka asnjë koment. 80 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit. Edhe presidenti, edhe kryeministri mund të ndërrohen, por korrigjimi do të ndodhë. 98 për qind e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e mbështesin bashkimin me Kosovën. Ndërsa, mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin kërkesën që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Nuk ka individ që do mund ta bllokojë këtë proces, sepse ne do të shkojmë në referendum dhe vetë qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …