HAXHI BAJRUSHI DUHROI 1000€ DONACION NË PRAG TË MUAJIT TË BEKUAR TË RAMAZANIT

Bashkëvendasi ynë nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit, Bajrush (Alush) Krasniqi, i cili një jetë të tërë e kaloi në mërgim dhe kontribuoi çdo herë për atdheun tonë, në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ka dhuruar 1000 euro, para këto të cilat në shenjë solidarizimi dhe humanizmi ai ka vendosur t’i dhurojë për familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie. Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka falënderuar Haxhi Bajrushin, për solidarizimin dhe mbështetjen!

I nderuar qofsh gjithmonë ti dhe mbarë familja Krasniqi!

Solidarizimi me familjet në nevojë është mesazhi kryesor që muaji i Ramazanit, na kujton të gjithëve. Andaj, dua të ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur gatishmërinë që në secilën mënyrë, të ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë, në ditë jo të lehta për shumë prej nesh, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …