Haziri: LDK-ja nuk voton qeveri të pakicës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar i vetmi dallim që ka mbetur mes tyre dhe LVV-së është ndarja e përgjegjësive udhëheqëse, që LDK ta udhëheq legjislativin, e  partia tjetër ekzekutivin. Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës. Ai ka shtuar më tutje se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk voton qeveri të pakicës. Qeveria e pakicës nuk ka funksionuar në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të qeverisjes së pakicësLDK duke qenë partia më e vjetër në regjion, është e vetëdijshme që qeveria e pakicës nuk i jap zgjidhje proceseve të rënda politike. Ne as nuk i japim mbështetje qeverisjes së pakicës, nuk e votojmë praktikisht, e as nuk e shohim si zgjidhje qeverisjen e pakicës, ka theksuar në mes tjerash, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …