Vetëvendosje e LDK

VV dhe LDK kanë hyrë në fazën finale të negociatave për marrëveshjen e koalicionit qeverisës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hyrë në fazën finale të negociatave për marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Njoftohet se të dyja këto parti janë duke diskutuar për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se ka pajtim për shumicën e çështjeve dhe se ka mbetur të definohet vetëm çështja e udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës. Ne kemi arritur t’i përmbyllim të gjitha çështjet që na kanë dalluar në një dokument voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur. Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër, t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari apo kryeministri në ardhje zoti Albin Kurti. Ndërsa, roli i LDK-së i fokusuar në përgjegjësi të Kuvendit të republikës. Ky është dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur të definohet, ka deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …