Nëntë vjet pa Shaban Shalën, veprimtarin, luftëtarin, eprorin e lartë të UÇK-TMK-së

Hero i Kosovës, Shaban Shala, ishte njëri nga bartësit kryesorë të bashkimit të organizatave atdhetare, që quan në luftën e UÇK-së

Më 5 janar të 2012 vdiq, Shaban Shala i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major. Lindi në fshatin Gjergjicë të Drenasit më 1 dhjetor 1958. Ishte  veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Logjistikës i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ai mban titullin “Hero i Kosovës. Shaban Shala, ishte njëri nga bartësit kryesor të bashkimit të organizatave ilegale, bashkim pa dallim ideje, feje a krahine, ashtu siç e kishin filluar Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Ahmet Haxhiu e të tjerë. Gjithashtu ka ruajtur  vazhdimësinë e unitetit të Lëvizjes gjithëkombëtare të nisur nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Në vlugun më të madh të veprimtarisë së vet patriotike u njoh dhe bashkëpunoi me Fehmi e Ramiz Lladrovcin, Xhavit Hazirin, Ali Ahmetin, Adem  Krasniqin, Azem Sylen, Jakup Krasniqin, Behxhet Shalën, Ismet Sopin,  Xhevat Zekën, Mejreme Krasniqin, Idriz Hysenin, Ramiz Krasniqin, Martin Çunin, Ahmet Qeriqin  e shumë të tjerë. Në fillim të nëntorit të vitit 1985, Shaban Shala, u arrestua  nga policia jugosllave së bashku me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike të ish Jugosllavisë. Gjatë luftës së UÇK-së kreu detyra me rëndësi, sidomos në Zonën Operative të Drenicës. Pas luftës ishte epror i lartë i TMK-së dhe kurdoherë veprimtar i denjë i çështjes kombëtare…

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …