Hilmi Gashi: Unë nuk jam krenar që jam shqiptar, sepse...

Hilmi Gashi: Migrantët për një pension më të mirë!

Me 3 mars 2024 ne do të kemi mundësinë që të vendosim për të ardhmen e pensioneve të pleqërisë. Do të votohen dy koncepte: pensione më të larta për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm (AHV/AVS 13) ose të punohet më gjatë (iniciativa pensionale).

Iniciativa e sindikatave “Për një jetë më të mirë në pleqëri (nisma për një pension të 13 të AHV/AVS)» donë që të gjithë pensionistet e pensionistët të marrin një pension të trembëdhjetë. Kjo do të thotë një rritje e pensionit të AHV/AVS për 8.3 përqind. Dhe kjo është urgjentisht e nevojshme.

Varfëria në pleqëri në Zvicër mjerisht është tepër e përhapur. Anketa përfaqësuese tregon se 200,000 të moshuar jetojnë me të ardhura nën kufirin e varfërisë Të ardhurat mujore të 100,000 të moshuarve tjerë qëndrojnë vetëm pak mbi kufirin e varfërisë. Kush është i prekur? Siç ndodh shpesh, kryesisht gratë dhe migrantët. Bie në sy se: migrantet e migrantët përgjithësisht kontribuojnë më shumë sesa marrin në përfitime. Votimi i 3 marsit mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një jete më të mirë në pleqëri.

Pensionet shumë të vogla

Për shkak të shtrenjtimit, rritjes së qirave dhe premive të larta të sigurimit shëndetësor, pensionistët deri në fund të 2024-ës do të humbasin një pension të tërë mujor. Të gjithë të prekurit qysh tani e vërejnë këtë. Pensioni mesatar i AHV/AVS është pak më pak se 1800 franga në muaj. Mandati kushtetues për mbulimin e kostos së jetesës gjithnjë e më pak po e përmbush pensioni AHV/AVS. Kush është i varfër ka jetëgjatësi më të shkurtër.

Parashikime të mira 

Kjo është edhe arsyeja pse anketat për votimin janë inkurajuese. Mbi 53 përqind duan të aprovojnë nismën AHV /AVS x13. Kjo do të thotë se nisma aktualisht gëzon mbështetjen e shumicës në të gjitha shtresat e popullsisë dhe madje edhe në qarqet tradicionalisht ekonomikisht liberale. Për Presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) dhe politikanin e PS-së Pierre-Yves Maillard, është e qartë pse kërkesa është pritur kaq mirë nga popullata: “Pensioni i 13 i AHV/AVS është zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, për të përmirësuar pensionet.”

Të ndihmojnë edhe ne për përmirësimin e pensioneve

Shumë njerëz me sfond migracioni kanë nënshtetësi zvicerane dhe lejohen të votojnë. Është e rëndësishme që edhe ata të përdorin të drejtën dhe të votojnë. Por edhe ne që nuk kemi të drejtë të votojmë mund të angazhohemi për suksesin e nismës. Le të flasim me miqtë dhe kolegët tanë me të drejtë vote dhe t’i bindim për përfitimin e rritjes së pensionit për të gjithë. Në mënyrë që nisma AHV/AVS 13 të kalojë, ne kemi nevojë për pjesëmarrjen tonë të përkushtuar dhe të fortë.

E dyta për të cilën do të votojmë është nisma e pensioneve e të Rinjve liberalë. Ata duan të rrisin moshën e daljes në pension. Në hapin e parë, duan që të rritet në 66 vjet. Pas kësaj, mosha e daljes në pension duhet të rritet me 0,8 muaj për çdo muaj jetëgjatësi shtesë. Emri i saj në fletëvotim është:  “Për një pensionim të sigurt dhe të qëndrueshëm pleqërie (iniciativa pensionale)”. Ideja e të Rinjve liberal për të rritur moshën e daljes në pension prek edhe një herë njerëzit që tashmë janë në një pozitë të pasigurt. Të pasurit mund t’i lejojnë vetit shkuarjen para kohe në pension. Me rritjen e moshës referuese të AHV/AVS, vetëm të pasurit mund përballojnë pensionimin e parakohshëm. Të tjerëve, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore, do t’u duhej të punonin edhe më gjatë. Kjo iniciativë duhet luftuar me forcë.

Ju ftojmë të shpërndani informacionet dhe të ftoni anëtarët tuaj të votojnë, se vetëm kështu mund të fitojmë këtë nismë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …