Hajrush Kurtaj: Asnjëherë nuk e kam takuar, Jakup Krasniqin gjatë periudhës së luftës, në vitet 1998-1999

Hajrush Kurtaj: Asnjëherë nuk e kam takuar, Jakup Krasniqin gjatë periudhës së luftës, në vitet 1998-1999

Sot  në seancën gjyqësore kundër krerëve të luftës së UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ka vazhduar paraqitjen e tij dëshmitari, Hajush Kurtaj, i  cili tregoi se asnjëherë nuk e ka takuar Jakup Krasniqin gjatë periudhës së luftës në vitet  1998-1999. Hajrush Kurtaj  është marrë në pyetje nga avokati  i Jakup  Krasniqit, Aidan Ellis, i cili e pyeti për njohuritë dhe takimet e dëshmitarit me Jakup Krasniqin. Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Ellis, dëshmitari tha se të gjithë e kanë ditur se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së dhe sipas njohurive të tij, ai e kishte vetëm këtë rol në UÇK. Dëshmitarit, Kurtaj  iu prezantua një hartë me kërkesë të avokatit Ellis dhe pas pyetjes së tij për disa vende brenda Komunës së Kaçanikut dhe më gjerë, se nga kush kontrolloheshin. Hajrush Kurtaj tha se kanë qenë nga të gjitha anët të rrethuar nga forcat okupatore serbe. Avokati e pyeti dëshmitarin lidhur me dy dokumente që dje iu prezantuan nga Zyra e Prokurorisë pa specifikuar për cilat dokumente bëhej fjalë. Në përgjigjen e tij, Hajrush Kurtaj, tha se gjatë luftës nuk i ka parë asnjëherë këto dokumente.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …