leoni

Hisen Berisha: Kurti në SHBA – vizitë pa takime zyrtare

Analisti Hisen Berisha, ka shkruar për kryeministrin në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ka zhvilluar takime me përfaqësues të administratës amerikane, çka ka nxitur reagime dhe komente mbi natyrën e vizitës së tij. Vizita, e cila përkoi me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, është vlerësuar nga analistë si një mundësi e humbur për avancimin e raporteve me Uashingtonin, në një kohë kur dialogu strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së është pezulluar. Në komentet e tij për këtë udhëtim, Hisen Berisha ka theksuar se vizita e Kurtit reflekton “izolimin diplomatik të qeverisë”, duke e cilësuar “të mangët në përmbajtje institucionale dhe kontakte me zyrtarë të nivelit të lartë amerikan”. Sipas tij, kryeministri është takuar me personalitete që “nuk përfaqësojnë më qendra reale të vendimmarrjes” në Uashington, ndërsa vizita është përdorur më shumë për qëllime simbolike dhe politike të brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Anulohen të gjitha seancat gjyqësore ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së për muajt nëntor dhe dhjetor

Gjykata speciale mat e Specializuara në Hagë ka njoftuar sot se seancat e planifikuara për …