Hisen Berisha për Abdixhikun: “Gjuhë që fyen luftën dhe luftë politike kundër figurave shtetformuese”

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të tij të fundit ku u përmendën “mercenarë”, pa adresim konkret, si dhe pas qëndrimeve kritike ndaj deklarimit të Besian Mustafës se gabimi më i madh i LDK-së ishte votimi i Hashim Thaçit për President të Kosovës. Berisha e ka akuzuar Abdixhikun se bën pjesë në të njëjtën strukturë ideologjike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur këtë linjë “sorosiane” dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës. Sipas tij, deklarimet e Abdixhikut përbëjnë një shkelje të rëndë morale dhe politike, pasi, siç tha, përdorin një gjuhë që fyen luftën çlirimtare dhe përçmon sakrificën e saj. Berisha ka shprehur zhgënjim edhe për mungesën e reagimeve kundërshtuese brenda LDK-së, ndërsa sulmet ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi i ka cilësuar si luftë politike kundër figurave shtetformuese të Kosovës. Në fund, ai ka kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së dhe bashkimin e tij politik me Kurtin dhe Osmanin.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj akuzon Kurtin: Procesi i zgjedhjes së presidentit po përdoret për ta çuar vendin në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke …