Hooper: Merkel dhe Haradinaj e bllokuan shkëmbimin e territoreve që ishte negociuar nga Thaçi dhe Vuçiq

Hooper: Merkel dhe Haradinaj e bllokuan shkëmbimin e territoreve që ishte negociuar nga Thaçi dhe Vuçiq

James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me përvojë i Ballkanit, thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit. Hooper deklaron se ka qenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, që bllokuan shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, që ishte negociuar nga kryetarët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. “Presidentët Thaçi dhe Vuçiq po negocionin një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe arsyeja që ajo dështoi ishte në fakt jo se serbët dhe shqiptarët nuk mund të binin dakord, në fakt ishin shumë pranë marrëveshjes. Sigurisht duheshin sqaruar disa detaje por në përgjithësi, për konceptin e përgjithshëm kishin rënë dakord”, thotë Hooper. “Problemi ishte se populli i Kosovës nuk donte të pranonte një shkëmbim territori si pjesë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Po ashtu as Gjermania, zonja Merkel nuk donte ta pranonte dhe kështu e bllokoi”, theksoi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …