Avdullah Hoti thotë se Qeveria aktuale e Kosovës njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, dhe në INTERPOL

Hoti: Draft-rezoluta është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin e fshehtë me koalicionin PAN

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhës së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë më seancën e sotme të Kuvendit, të thirrur nga koalicioni qeverisës dhe PSD. “Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është përpjekje e kotë e qeverisë pa legjitimitet, që tash e ka marrë prapa edhe PSD-në” ka thënë Hoti, në një postim të tij. Ai më tek ka thën se “Draft-rezoluta është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin e fshehtë me koalicionin PAN”. “Duhet ta kenë të qartë të gjithë se dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet. Duhet legjitimim para qytetarëve para dialogut”. “Po ashtu, PAN dhe partneri i tyre PSD duhet ta kenë të qartë se platformë e vetme për dialog është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, ekipi i dialogut përbëhet nga qeveria legjitime që merr mbështetjen e qytetarëve”. Hoti ka thën se LDK-ja nuk merr pjesë në këtë seancë. “Vlerësojmë se PSD tash ka dalë kundër parimeve që e gjithë opozita është dakorduar më 12 shtator 2018, në letrën e përbashkët dërguar znj.Mogherini. Në atë letër ceken tri gjëra: (1) se qeveria nuk ka legjitimitet, (2) Platforma aprovohet me 2/3 e votave të deputetëve, dhe (3) Ekipi dialogues udhëhiqet nga ata që kanë legjitimitet”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …