Hoti: Nuk do të ketë zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione me Serbinë por njohje reciproke

Hoti: Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete sot apelojmë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Përmes një postimi ai ka uruar të gjithë të rinjtë në këtë ditë duke i falënderuara për kontributin që po e japin në ballafaqim me Covid-19. “Të dashur të rinj, urime dita e juaj! Sot bëhen 21 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me #COVID19. Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …