Kryeministri Hoti: Jemi duke u munduar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e rrugës Deçan-Plavë

Hoti: Nesër në Bruksel, Kosovën do ta përfaqesoj kordinatori Hyseni, ku do të diskutohet për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë. Para gazetarëve, ai ka folur edhe për takimin e nesërm në Bruksel, ku pjesëmarrës do të jetë edhe koordinatori i ri për dialogun, Skender Hyseni. Ai ka folur edhe për kompetencat që ka Hyseni në këto takime, teksa ka bërë të ditur se nesër në takim do të jetë edhe Ibrahim Makolli, ku do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve. Ndryshe, emërimin e Hysenit në këtë pozitë e ka mirëpritur dje kryetari Thaçi. Ai me anë të një postim, ka thënë se Hyseni ka kompetencë të plotë të diskutojë për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …