Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën të ditur se shumë shpejt do të merren masa shtesë

Hoti: Qeveria e Kosovës është e vendosur të hapë ambasadë në Jerusalem

Kryeministri, Avdullah Hoti i është përgjigjur pozitivisht kryeministrit të Izraelit, Banjamin Natanjiut i cili ka thënë se mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. “Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti në Twitter. Kohë më parë, kryeministri i Izraelit, Banjamin Natanjiut ka shkruar se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, shkroi Benjamin Netanyahu.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …