Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të forcave ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ai ka shkruar me këtë rast se Uashingtoni zyrtar shprehet i shqetësuar rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë. Hovenier tha se ishte me rëndësi telefonata e këshilltarit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Xhek Sullivan, që ka ka realizuar mbrëmë me Kryeministrin Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovë. Bëjmë thirrje për shtendosje të menjëhershme të situatës së sigurisë në veri dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dyja palët, i arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian shërben për ta të arritur stabilitetin, ka shkruar Hovenier.
