leoni

Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti në vend se të lehtësoj barrën ekonomike të qytetarëve ,po i përgjysmon shtesat financiare

Hoxhaj: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjelltë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ministrit të jashtëm serb Ivica Daciq në lidhje me deklaratat e tij më të reja për Kosovën. Përmes një postimi profilin e vet në “Twitter”, Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht nuk e ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe asnjëherë nuk i ka pranuar zgjidhjet e negociuara ndërkombëtarisht. Ai ka thënë që një konferencë e re ndërkombëtare është e panevojshme, pasi që sipas tij dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjelltë.

“Historikisht, Serbia nuk ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe kurrë nuk i ka pranuar marrëveshjet e negociuara ndërkombëtarisht. Nuk ka nevojë për një tjetër konferencë ndërkombëtare. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të përmbyllet me marrëveshjen ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjelltë”, ka shkruar Hoxhaj.
Sot, kryediplomati serb deklaroi se duhet të organizohet nje konferencë e re ndërkombëtare ku do të merrnin pjesë BE-ja, ShBA’ja dhe Rusia për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …