Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë marsh protestues për të kërkuar zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë marsh protestues për të kërkuar zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuat sot do të mbajë marsh protestues për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.

“Të dielën më 5 nëntor bëhet një vit nga dita kur Astrit Dehari vdiq, në rrethana të dhunshme, në duart e shtetit, në qelinë e burgut të Prizrenit. Astriti u burgos padrejtësisht. Por ai ishte militant i së drejtës, në shoqëri e në politikë. Me gjithë kërkesat e mbarë shoqërisë, brenda e jashtë Republikës së Kosovës, institucionet përgjegjëse nuk e kanë mundësuar një hetim të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm, që do t’i zbardhte rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij. Astrit Dehari nuk është më thjesht çështje e zbardhjes së rrethanave e shkaqeve të vdekjes së një të burgosuri politik. Ai është ndërgjegja jonë kombëtare dhe shoqërore. Shenjues i angazhimit dhe vullnetit tonë të përbashkët, për një shoqëri të lirë dhe të drejtë.  Të dielën, ju ftojmë të marshojmë dhe protestojmë bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit. Në ora 15:00 para Bibliotekës Kombëtare, kërkojmë Drejtësi për Astritin”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, mbështesin kandidaturën e zonjës Kamala Harris për kryetare të Amerikës

Ish-kryetari Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, e cila garoi …