Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shfaqur mospajtimin e tij që zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës të organizohen nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ( OSBE ). Ai ka shkruar se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën. “Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në Veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ)”, ka shkruar në adresën e tij elektronike, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
