Në Ferizaj mbahet festivali “Fëmijët e Gëzuar”

Këtë të shtunë në teatrin e qytetit “Adriana “në Ferizajt, është mbajtur festivali i  këngës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar 2023”. Hapjen zyrtare të këtij festivali e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë festival tashmë tradicional në qytetin e Ferizajt. Ndërsa drejtori i këtij festivali Nazmi Aliu, është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë përzgjedhjen e fëmijëve për të marre pjesë në këtë festival për shkak se të gjithë fëmijët ishin shumë të veçantë. Në këtë festival kanë marrë pjesë fëmijë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva dhe Shqipëria. Juria profesionale e këtij festivali përbëhej prej Edita Krasniqi- muzikologe, Shqipe Halili- Spahiu – redaktore e RTK-së, Aurora Balaj dhe Kushtrim Jakupi profesor universitar. Festivali është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor që po mbahen në jubileun e 150 vjetorit të Ferizajt.

May be an image of 8 people, lighting, speaker, violin and microphone

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …