Siç tashmë është bërë zakon, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami këtë fundjavë, vizitoi fidanishten “Haxha” në Slivovë të Ferizajt, ku pa nga afër punën e angazhimin familjar të familjes Haxha, të cilët merren me kultivimin e fidaneve të mollës dhe qershisë, duke bërë furnizimet për tregun vendor. Drejtori Bajrami, me këtë rast vuri theksin tek mbështetja që ka ofruar drejtoria që udhëheqë për këtë sektor, gjersa u zotua se kjo mbështetje do të shumëfishohet në të ardhmen duke mbështetur këtë biznes por edhe këtë sektor në përgjithësi me pajisje më të avancuara pune.