Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Kërkesa që zgjedhjet në veri të organizohen nga OSBE-ja, paraqet kthim prapa për Kosovën!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shfaqur mospajtimin e tij që zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës të organizohen nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ( OSBE ). Ai ka shkruar se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën. “Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në Veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ)”, ka shkruar në adresën e tij elektronike, deputeti  nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …