Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Shvarc e cila Bashkimin Evropian e ka quajtur si një tigër prej letre. Duke komentuar këtë deklaratë të saj, ai ka shkruar kjo është e dëmshme për Kosovën dhe në të njëjtën kohë e favorshme për Serbinë. “Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere, sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!” ka shkruar ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …