Zëvendëskryeministri dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar viktimat që Serbia i la nga lufta në Kosovë dhe gjenocidin e tyre. Përmes rrjetit social Twitter, ai ka shkruar numrin e shqiptarëve të vrarë, të zhdukur dhe të zhvendosur nga vendet e Kosovës. “Sot është 70-vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me genocid në Kosovë. Rreth 90% e shqiptarëve etnikë u detyruan të largoheshin si refugjatë dhe persona të zhvendosur. 13.535 u vranë, në mesin e tyre 1230, përfshirë foshnjat dhe vogëlushët, ndërsa 1,657 janë ende të humbur”, ka shkruar Hoxhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
