Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut merr vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morinën të mos e ekstradohet në Serbi

Lirohet Tomor Morina i arrestuar ditë me parë në Maqedoninë e Veriut në bazë të një fletarresti nga Serbia

Televizioni “Alsat” ka mësuar se është marrë vendimi për lirimin e Tomor Morinës, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit. Morina ishte arrestuar më 24 korrik, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij, duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë të Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla. Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji. Kundër arrestimit të Tomor Morinës ishte mbajtur edhe një protestë në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …