Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Hoxhaj: Serbia e ka dhunuar Konventën e Gjenevës me gjenocid në Kosovë duke vrarë, masakruar e zhvendosur civilët

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar viktimat që Serbia i la nga lufta në Kosovë dhe gjenocidin e tyre. Përmes rrjetit social Twitter, ai ka shkruar numrin e shqiptarëve të vrarë, të zhdukur dhe të zhvendosur nga vendet e Kosovës. “Sot është 70-vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me genocid në Kosovë. Rreth 90% e shqiptarëve etnikë u detyruan të largoheshin si refugjatë dhe persona të zhvendosur. 13.535 u vranë, në mesin e tyre 1230, përfshirë foshnjat dhe vogëlushët, ndërsa 1,657 janë ende të humbur”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …