Hoxhaj: Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik

Enver Hoxhaj: Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Kongresin e tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë, që është mbajtur në Shkup. Hoxhaj përmes një postimi, ka shkruar se në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në Botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO; ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës dhe më pas pavaësinë e saj; si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë. “Në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në Botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO; ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës dhe më pas pavaësinë e saj; si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë. Në Kongresin e Tretë të LSHB-së theksova se shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik, ekonomik dhe shoqëror në përmbushjen e kësaj aspirate”,ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …