Google

Ahmet Qeriqi: Google, kjo enciklopedi universale e kërkimit dhe komunikimit masiv

Google është një Korporatë shumëkombëshe amerikane, e specializuar në shërbimet e drejtpërdrejta të informatave e prodhimeve të tjera, të cilat përfshijnë teknologjitë Internet Advertising,  web dhe software, ndërsa shumica e fitimeve realizohet nëpërmjet,  AdWords.

Korporata, Google.com del të jetë  themeluar në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin,  të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit, Google. Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit, kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.

Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njëjtë të vitit 2004. Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing mikst, duke u bërë kështu konkurrente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.

Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 miliardë dollarë.

Rritja e shpejtë që nga themelimi i saj ka nxjerrë një linjë produktesh, blerje dhe partneritete përtej motorit të kërkimit të Googles. Ato ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta të tilla si softueri i produktivitetit, përfshirë emailin (Gmailin), ruajtjen e të dhënave online (Google Drive), kompletin e zyrës (Google Docs) dhe shërbimin e rrjeteve sociale (Google+). Produktet e Desktopit përfshijnë aplikacione për shfletim në Internet, organizimin dhe redaktimin e imazheve, dhe korrespondencën e shpejtë. Kompania mban zhvillimin e sistemit operativ, Android Android dhe vetë-shfletuesit Chrome OS për një netbook të njohur si, Chromebook. Google është  përfshirë thellë në hardware të komunikimit. Ajo bashkëpunon me prodhuesit më të mëdhenj elektronikë në prodhimin e “cilësisë së lartë dhe me kosto të ulët” dhe vargun e pajisjeve të  saj, të blera nga Motorola Mobility në maj të viti 2012.  Në vitin 2012, u instalua infrastruktura me fibra optike në Kansas City, për të pajisur shërbimin e radios, Google Fiber.

Vlerësohet se Korporata ka  mbi një milion serverë në qendrat e të dhënave në botë (që nga viti 2007) dhe menaxhon mbi një miliardë kërkesa për kërkim dhe rreth 24 petabajtë të të dhënave user-generated për çdo ditë, nga viti 2009. Që nga dhjetori i vitit 2013, në Alexa com,  google.com, shënohet si faqja më e vizituar në botë. Një numër i madh i vendeve të Googles në gjuhë të tjera, janë midis 100 vendeve të para, si dhe vendeve të tjera që zotëron Google, si YouTube dhe Blogger. Dominimi i tyre në treg çoi në mbulimin e madh të medias, duke përfshirë edhe kritika drejtuar kompanisë, për probleme të tilla lidhur me të drejtën e autorit, censurën dhe privatësinë.

Këto janë vetëm disa nga shënimet teknike të këtij gjiganti të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të ndryshme, me të cilat tashmë jemi “përditësuar” dhe jemi bërë një, në çdo vend, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Nuk mund të mendohet të studiohet një problem, cilido qoftë ai, i cilës do lëmi qoftë,  pa iu referuar fillimisht të dhënave që ofron Google, e cila është një pasuri e përgjithshme njerëzore po thuajse në të gjitha shtetet e gjuhët e botës. Ky gjigant informativ është enciklopedia universale e kërkimit dhe hulumtimit të të dhënave, pa të cilat sot nuk mund të mbahet trendi i zhvillimit në komunikimin global ndër-njerëzorë.

Shërbimet e Googles janë të pazëvendësueshme  edhe për faktin se ofrojnë shumëllojshmëri dhe modalitete të të dhënave në çdo gjuhë të botës. Po ashtu Google ofron edhe prodhime dhe mundësi të ndërtimit të të dhënave relevante, të prezantuar në të gjitha mënyrat e komunikimit dhe i ruan ato me përgjegjësinë më të lartë të mundshme.

Kjo korporatë globale e komunikimit është pasuria më e madhe intelektuale që disponon sot njerëzimi, e cila jeton tok me ne në çdo çast, në çdo vend të botës, në çdo kohë dhe hapësirë ku shtrihet rrjeti magjik i internetit, rrjeti po kështu universal i shpikur nga mendja e njeriut, nga një inteligjencë superiore, por që është në shërbim të njeriut, pavarësisht se kush pasurohet në segmentin financiar.

Me të dhënat që ofron Google mund të shërbehet çdo njeri i planetit dhe kjo është e vetmja e mirë e përbashkët e njerëzve, që duan të mbajnë lidhje me botën, në zhvillimin e saj rapid teknologjik dhe duan të jenë subjekt dhe objekt i informimit dhe komunikimit ndër-njerëzor.

Për një studim të thjeshtë, në vitet e shkruara duhej të vizitoheshin arkivat, bibliotekat duhet të shfletoheshin librat, enciklopeditë, duhej njohje e gjuhëve të huaja dhe kalonin muaj për të zbuluar një apo më shumë informata. Tani, ato informata dhe miliona syresh janë të arkivuara në  një vend, me një faqe magjike, të quhet Google, ku përdoruesi i saj inteligjent ka mundësi të pashtershme për të grumbulluar informata të nevojshme, të cilat nuk mund t’i dispononte në asnjë rrugë tjetër, sidomos jo sa i përket shpejtësisë për të arritur deri te ato.

Google është pasuri tejet e çmueshme  intelektuale për çdo njeri, për çdo studiues, i cili  mban kontakt të përditshëm, me  botën reale por edhe me atë virtuale, informimin dhe me krejt atë që lëviz në lëvizshmërinë e vet kozmike, universale. Pa internetin dhe Googlen, njerëzimi do të ishte shumë i varfër në zbulimin e pashtershëm të pasurive të përgjithshme, që ofron inteligjencia njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …