Mickoski i'a zgjat dorën Levicës kundër Frontit Europian

Hristijan Mickoski, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e ka dorëzuar propozimin për përbërjen e qeverisë

Mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në dhomën ligjdhënëse të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e ka dorëzuar propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj, pasi të dielën në mbrëmje Komiteti ekzekutiv dhe komiteti qendror i kësaj partie konfirmuan pesëmbëdhjetë anëtarët. Mickoski ka theksuar se qytetarët kanë pritshmëri të mëdha, sepse siç ka thënë ai, në shtatë vitet e fundit vendi është pushtuar nga disa pushtetarë. Sapo kam dorëzuar programin e propozuar për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Së bashku me programin, si listë shoqëruese është dorëzuar lista e anëtarëve të qeverisë së ardhshme dhe biografitë e tyre. Pres që të vihet para deputetëve këtë fundjavë, pra më 22-23 qershor. Qytetarët presin rezultate të shpejta për atë që premtoi kjo qeveri. Nuk premtuam shumë gjatë fushatës, por besuam se vendi do t’i përkiste edhe një herë qytetarëve. Për shtatë vitet e fundit, shteti u robërua nga disa pushtetarë”, ka thënë Mickoski.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …