Anëtari i Kryesisë dhe drejtues i Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, tha për Radion Evropa e Lirë se për dorëheqjen e Ymerit nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe se siç tha ai, nuk ishin në dijeni më herët për vendimin. “Çështja e dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje është e papërfunduar e pafinalizuar. Është deklaruar publikisht dorëheqja, por ky vendim nuk është shqyrtuar në organet udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe për më tepër, kjo ka ardhur në një moment shumë të pazakonshëm në kohën kur në Lëvizjen Vetëvendosje, në përputhje me statutin e saj dhe afatet e paracaktuar me status, janë shpallur zgjedhjet për kryetar të VV-së”, tha Hyseni. Hyseni ka nënvizuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ekziston veçoria që zgjedhja e kryetarit të bëhet duke u bazuar në demokraci.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …