Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë në detyrë: Tenderët po jepen me çmime dyfish e trefish më të larta

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për keqmenaxhim të parasë publike, duke pretenduar se një pjesë e tenderëve po realizohen me çmime dyfish e trefish më të larta se vlera reale. Bajrami tha se në shumë raste procedurat e prokurimit po zhvillohen me konkurrencë të kufizuar, duke pretenduar se disa kompani marrin pjesë vetëm formalisht për t’i hapur rrugë fituesit të paracaktuar. “Kur ftohen vetëm dy kompani dhe njëra është aty vetëm për t’ia shtruar rrugën tjetrës, organizata buxhetore përfundon duke paguar dyfish, trefish apo edhe më shumë për të njëjtin projekt”, deklaroi ajo. Bajrami theksoi se praktika të tilla, sipas saj, dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe rëndojnë buxhetin e shtetit, duke përmendur si shembuj projektet infrastrukturore, furnizimin me barna, mirëmbajtjen e objekteve dhe shërbimet e sigurimit fizik. Qeveria në detyrë nuk ka reaguar ende ndaj këtyre pretendimeve të opozitës, të cilat pritet të intensifikojnë debatin politik mbi transparencën dhe menaxhimin e prokurimit publik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtete

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të …