Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar si mjaft banale kushtëzimet e kësaj të fundit për moskonstituimin e Kuvendit pa pasur më parë një marrëveshje politike për pozitën e Presidentit. Përmes një reagimi publik, Bajrami ngriti shqetësimin se Kosova po shkon për të tretën herë radhazi në zgjedhje pa arritur të ndërtojë institucione stabile. Ajo nënvizoi se që nga dhjetori i vitit 2024, arsyetimet e njëpasnjëshme të pushtetit po e mbajnë vendin në bllokadë totale, situatë kjo që sipas saj ka çuar në degradimin e çdo sfere të jetës në Kosovë. Lidhur me këtë ngërç politik, deputetja e LDK-së shtroi disa pyetje publike për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar sqarime se pse po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe se kujt i shërben në të vërtetë një Kosovë pa Kuvend funksional e pa institucione legjitime.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
