Hykmete Bajrami: Qytetaret po vidhen përmes rrymës

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ashpërsuar kritikat ndaj Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes, duke i akuzuar për keqmenaxhim dhe abuzime të mëdha në sektorin e energjisë elektrike. Sipas saj, mënyra se si po administrohet tregu i energjisë përbën “vjedhjen më të madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, duke theksuar se barra financiare po u ngarkohet konsumatorëve përmes çmimeve të larta dhe tarifave që, siç u shpreh ajo, janë të pajustifikueshme. Bajrami kujtoi se nga viti 2021 deri më sot janë shpenzuar rreth 811 milionë euro për import të rrymës, ndërsa faturat e qytetarëve vazhdojnë të rriten. Ajo solli si shembull muajin dhjetor 2024, ku qytetarët – sipas saj – kanë paguar deri në 800 euro vetëm për transportin e një megavati, çka e cilësoi si abuzim të hapur me rregullat e tregtimit të energjisë. Ajo akuzoi institucionet përgjegjëse se kanë qëndruar pasive dhe pa asnjë reagim, duke lejuar krijimin e hapësirave për keqpërdorime që, siç tha, i kanë goditur drejtpërdrejt qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …