Hyseni: Kemi policinë më të mirë, por nuk garantojmë se nuk do të ketë sulme terroriste

Hyseni: Kemi policinë më të mirë, por nuk garantojmë se nuk do të ketë sulme terroriste

Kosova ka treguar vullnet dhe përkushtim për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Skender Hyseni gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë. Ndër të tjera ai theksoi se Kosova e ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme, sepse këtë nuk mund ta garantojnë as shtetet tjera. “Është e vërtetë që një numër i kosovarëve u janë bashkuar fronteve të huaja të luftës. Por, edhe institucionet kanë ndërmarrë disa veprime, përfshirë edhe miratimin e Ligjit që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat e huaja”, ka thënë Hyseni. Ministri e përmendi edhe strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit. “Bazuar në këtë strategji, ne kemi ndërtuar edhe planin për deradikalizmin e këtyre njerëzve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …