Tema të tjera...
Hyzer Gashi së bashku me Florim Rullanin dhe Odën Ekonomike Shqiptare kanë marrë pjesë në takime të rëndësishme biznesore të zhvilluara në Slloveni, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ngjarjet u organizuan në bashkëpunim me Oda Ekonomike Sllovene, Shoqatën “Migjeni” dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni, duke mbledhur përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve në një platformë të përbashkët bashkëpunimi. Në kuadër të këtyre aktiviteteve u zhvilluan edhe sesione B2B, të cilat krijuan mundësi konkrete për lidhje direkte ndërmjet kompanive dhe për ndërtimin e partneriteteve të reja ekonomike, me fokus në rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare. Pjesë e rëndësishme e programit ishte edhe ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi të Kosovës”, një iniciativë e përbashkët e Oda Ekonomike Shqiptare, Institutit Shqiptaro-Evropian, Oda Ekonomike Sllovene dhe Ambasadës së Kosovës në Slloveni. Kjo ekspozitë solli në vëmendje rrugëtimin historik të Kosovës, duke ndërthurur dimensionin kulturor, diplomatik dhe ekonomik, dhe duke shërbyer si një urë lidhëse mes komuniteteve dhe institucioneve të të dy vendeve. Takimet dhe aktivitetet në Slloveni dëshmuan përkushtimin e palëve për të thelluar bashkëpunimin dhe për të hapur rrugë të reja zhvillimi për bizneset shqiptare në tregun evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
