GGrenell - Biden: Asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve në SHBA, Kosova dhe Serbia do të detyrohen të presin përsëri

I dërguari special të kryetarit amerikan Donald Trump, Richard Grenell do të qëndrojë nesër në Kosovë

Angazhimi serioz si emisar special të kryetarit amerikan Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë – Serbi, ka nisur të jap frytet e para. Pas marrëveshjes së fluturimit Prishtinë – Beograd, këtë javë, zyra e  diplomatit amerikan konfirmon se Grenell do të qëndrojë në Kosovë  të enjten më 23 janar, por nuk ka dhënë më shumë detaje se për çka saktësisht ai do të vijë në Prishtinë.  Ndërsa, Shtetet e Bashkuara të Amerikan kanë disa kërkesa së fundmi. Rinisja e dialogut është një nga kërkesat. Ndërkaq, akoma nuk është formuar Qeveria dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, shkon rregullisht në zyrat e Vetëvendosjes e LDK-së. Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të martën e pranoi se ndërkombëtarët po bëjnë presion për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …