IAEA verifikon raportimet për sulm ndaj një centrali bërthamor në Iran: Nuk pritet rrezik radiologjik

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar raportimet për një sulm të kryer gjatë natës ndaj kantierit të ndërtimit të Centralit Bërthamor të Darkhovinit, në jug të Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, IAEA njoftoi se centrali ndodhet ende në fazat shumë të hershme të dërtimit, duke theksuar se sulmi i raportuar nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë rrezik radiologjik. Agjencia e OKB-së u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje ushtarake në afërsi të objekteve bërthamore, ndërsa konfirmoi se ka kontaktuar autoritetet iraniane për të verifikuar informacionet. “IAEA ka kontaktuar Iranin lidhur me raportimet publike dhe do të japë informacione të mëtejshme sapo ato të jenë të disponueshme”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, Organizata e Energjisë Atomike e Iranit pretendon se centrali është goditur nga Shtetet e Bashkuara në orët e para të mëngjesit. Nga ana tjetër, rrjeti amerikan CNN raportoi se ka kërkuar koment nga Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila deri më tani nuk ka reaguar lidhur me pretendimet e Teheranit.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Deliu-Kodra: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq, do të kërkojmë kthimin e rendit kushtetues

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se partia e saj do të ndërmarrë veprime …