Erhard Busek: Ideja për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, është ide reale e Bashkimit Evropian

Ideja për “korrigjim të kufijve” në mes Kosovës dhe Serbisë po e përplas kryetarin Thaçi me ndërkombetarët

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po zmbrapset nga ideja e tij për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, pavarësisht se një gjë të tillë e kanë kundërshtuar tashmë edhe shumë shtete mike të Kosovës, duke përfshirë edhe Gjermaninë.  Thaçi nuk heziton të reagojë ashpër kundër kujtdo që e kundërshton prekjen e kufijve. Madje para dy dite Thaçi pati një përplasje me deputetin gjerman nga partia e kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, i cili ia bëri të qartë presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit kundër ndryshimit të kufijve. Beyer ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin e Gjermanisë. Mirëpo këtë deklaratë Thaçi e ka injoruar duke thënë se, “unë jam presidenti dhe unë vendosi”. Ndërkohë deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se insistimi antikushtetues i Thaçit për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet e Kosovës për dy dekada për të ndërtuar një shtet ku qytetarët e të gjitha komuniteteve ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre. Ndërsa njohës të çështjeve politike të vendit konsiderojnë që nëse Thaçi vazhdon me këtë arrogancë ndaj miqve ndërkombëtarë Kosova rrezikon që të humbë edhe përkrahjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …