Identifikohen praktika të ndryshme në lidhje me problemet dhe kërkesat e qytetarëve  ferizajas

Zyrtarë komunal, përfaqësues të fshatrave, shoqëri civile dhe qytetarë të komunës së Ferizajt për dy ditë radhazi, kanë mbajtur një punëtori për të diskutuar dhe identifikuar praktikat më të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve/kërkesave lokale, si dhe përzgjedhjen e së paku dy çështjeve prioritare të komunitetit në komunën e Ferizajt me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të kësaj komune. Në punëtorinë “Hartimi i Agjendës Sociale”, zyrtarët komunalë bashkë me qytetarët pjesëmarrës kanë propozuar disa projekte të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës në komunitet. Përmes votës së tyre, ishin vetë qytetarët, ata të cilët zgjodhën dy projekte të cilat do të financohen nga USAID dhe Komuna e Ferizajt. Gjatë prezencës së tij në hapjen e punëtorisë, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka falënderuar USAID-in amerikan për këtë bashkëpunim. Ai ka thënë se do të mundohen që çdo herë të sjellin praktika sa më të mira në mënyrë që t’ju dalin në ndihmë qytetarëve ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …