Valdete Idrizi premton dyfishimin e buxhetit për sport në Mitrovicë

Valdete Idrizi premton dyfishimin e buxhetit për sport në Mitrovicë

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar dyfishimin e buxhetit për sportistët. Këtë zotim ajo e ka dhënë në një takim me sportistët e këtij qyteti, ku ishin të pranishëm edhe figura të larta të PDK-së. Idrizi është shprehur e entuziazmuar me mbështetjen nga sportistët.

“Nuk do të flas shumë, sepse ndodhem në mesin e njerëzve që flasin pak e punojnë shumë. Ju meritoni shumë falënderime për arritjen e sukseseve në kushte të tilla, për përfaqësimin e Mitrovicës në të gjitha nivelet. Mitrovica ishte qytet i sportit. Rasti i sportistëve të Mitrovicës mund të cilësohet si “Sui Generis”, në kushte tejet të vështira, e në shumë raste edhe pa kushte fare rezultate të shkëlqyeshme, shumë medalje jo vetëm në nivel kombëtar”, tha ajo.

Ajo garantoi sportistët  se me ardhjen në krye të komunës  do të shumëfishohet buxheti për ta, do të shtohen hapësirat sportive, do të përkrahen të gjitha klubet sportive dhe sportistët, ndërsa sportistët do ta kenë përfaqësuesin e tyre në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …