III. Prof. Dr Hakif Bajrami:Dokumente dhe fakte të reja në raportet mes Kosovës, Shqipërisë dhe Jugosllavisë

FADIL HOXHA FIGURA KYQE NË MARDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE, POR I VARUR PREJ DISA KARIERISTËVE SHQIPTAR 1966-1986

Karakteristikat që I parashtron Lik Seiti për Fadil Hoxhën janë të sakta. Në dokumentet që u prezantuan më lartë del sheshazi se në Tiranë primare nuk ishte çështja kombëtare, por marksizëm –leninizmi. Kush nuk beson le të I lexoi këto dy dokumente zyrtare. Së dyti nga dokumentet del një fakt se Fadil Hoxha çmohej në saje të atij prezantimi që I bënin Enver Hoxhës diplomatët e tij besnik.

Fadil Hoxha ndoshta ka qenë titist gjatë viteve 1941-1944, por edhe atëherë ishte më pak se Enveri. E vërteta, Fadili më 2 shtator 1944 kur Tito e degradoi Shtabin Kryesor të Kosovës (UNÇK), filloi të luhatet në ideologjinë titiste. Edhe më tepër u bë I luhatshëm kur dëgjoi se Tito I kishte thënë delegacionit shqiptar në Beograd më 9 prill 1945 se “90% keni qenë me okupatorin..”.

Fadili në kohën e IB-es (1948)ishte shumë I preokupuar në dy mendësi: me Titon apo me Stalinin- Enverin. Kjo dilemë te ky personalitet politik shqiptar, për fat ndërpritet shpejtë dhe deri më 1966 Fadili noton relativisht mire në politikë duke u mbështet në kuadrot që e rrethonin dhe në nivelin e arsimimit të popullit gati 60% analfabet. Pas vitit 1966 Fadil Hoxha mund të ketë qenë titist I matur në shpirt (publikisht I flakët), por pas viti 1981 do ta mbyllë karrierën si nostalgjik I periudhës së “lulëzimit të Kosovës 1966-1980”. Por titizmi tek ai nuk merr fund në këtë kohë. Në bazë të dokumenteve që I prezanton Lik Seiti , duke e vërejtur rrolin e Nikolla Lubiqiqit dhe Stane Dollancit, Fadil Hoxha nuk do të ketë ma iluzione se kah po shkon vendi, sidomos gjatë viteve 1986-1988 kur Serbia arriti ta imponoi të ashtuquajturin “Planin Jugosllav për Kosovën” . Me këtë dokument dhe me sjelljet e disa shqiptarëve që e pasuan në kreun e shtetit Fadil Hoxha ngadalë do t`I afrohet frontit të atyre që kërkonin hisen e vet të pavarur të Kosovës Brenda federatës që po jepte shpirt ngadalë por sigurt.

PO Të KTHEHEMI EDHE NJË HERË te VITI 1980 e TUTJE

Në bazë të fakteve që janë prezantuar në këto bisedime politiko-strategjike, vërehet se çelësi I afrimit të shqiptarëve ishte në Tiranë. Lidhur me këtë, Enver Hoxha emrat më lakuar në bisedë I veçon Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Ali Shyqirin, Ymer Pulën dhe Veli Devën. Lakimi I këtyre emrave dëshmon një të vërtetë shkencore se këta persona nuk ishin unik në qëndrime sidomos para Plenumit të Brioneve (1966) Ndërsa, afrimi I Titos me kuadrot shqiptare pas vitit 1966 shpjegohet me faktin se Tito me dinakëri I afron për të I hedhë të gjitha krimet mbi shqiptarë që ishin bërë mbi Rankoviqin. Ky orientim I Titos nga pozicioni I tij që kishte në të gjitha etapat historike nuk e shfajëson atë nga deformimet mbi shqiptar, sepse gjithmonë ishte në dijeni nga Rankoviqi dhe ndihmësit e tij. Por një fakt tjetër duhet veçuar se Fadil Hoxha ishte ai që gjithnjë e mbante pozicionin e një nacionalisti shqiptar që në shumë situate tregohej nëpër mbledhje se është më I guximshmi dhe më I përkushtuari në çështjen kombëtare. E vërteta ai për këtë qëndrim kishte një kredi politike sepse gjithmonë e kishte përkrahë arsimimin dhe emancipimin kombëtar. Prandaj Fadili ishte dhe dukej si njeriu më kompetent në çdo situate që shqiptarët në Jugosllavi robërinë ta zbusin nëpërmes tij. Fadil Hoxha pra e dinte se cili është limiti I tij diplomatik dhe politik, por mbi të gjitha synonte kulmin kombëtar. Ky konstatim mund të jetë I fyer nga pozicioni se çka ka fol ai në disa paraqitje publike, por opinion duhet të edukohet se çka është e mundshme dhe çka nuk është falë forcës që dispononte populli I robëruar. Pra, ku kemi qenë, kah kemi kaluar, ku jemi dhe kah duhet të shkojmë, gjithmonë duhet studiuar aspektin e rreshtimit të fuqisë në botë, në Evropë, në Ballkan dhe përbrenda kombit si tërësi. Ideologjia në këtë mjegull historike na ka kushtuar më së shtrenjti. Ky fakt shihet nga dokumentet.

Ja edhe një dokument që dëshmon se kah kemi kaluar dhe ku kemi mund të mbesim. E vërteta vetëm kur të botohen dokumentet sekrete të kohës do të kuptohet se kemi mund të heqim nëpër tehun e thikës që na rrinte gjithmonë në qafë, sidomos në qafën e atyre që sado pak dalloheshin duke theksuar se Kosova dhe shqiptarët janë më të prapambeturit në Jugosllavi dhe më gjërë. Ky konstatim I nervozonte “partizanët” që e pritnin shansin për  rikolonizim të Kosovës me udbash dhe bujq sllave nga cila do pjesë e globit siç vepronin publikisht maqedonët, duke përzënë shqiptarë n`Anadoll e duke sjellë maqedon jo vetëm nga Greqia veriore por edhe nga Australia. Për këtë tragjedi të shqiptarëve janë ruajtur me mija dokumente. Ato I presin studiuesit e pasionuar.

TENTIMI QË TË PËRPAROHEN MARDHËNIET SHQIPTARO-KOSOVARE DHE PRAPASKENAT POLITIKE BISEDA FADIL HOXHA ME SOKRAT PLAKUN Në  BEOGRAD Më 29 XI 1980

Informacion mbi bisedën me Fadil Hoxhën në pritjen jugosllave në pallatin e Federatës

Në pritjen zyrtare të Jugosllavisë për 29 nëntorin m`u dha rasti të takohem me Fadil Hoxhën dhe pata një bisedë, të cilën na e ndërprerin njerëz të ndryshëm që takonin Fadilin ose mua. Kryesisht Fadili preku tri çështje:

Fadili tha se marrëdhëniet kulturore, arsimore e shkencore të Kosovës me Shqipërinë po ecin mire, po shkojnë përpara dhe të vazhdojnë kështu sepse është mire. Vizita e shoqes Tefta Cami në Kosovë përfundoi me sukses. Udhëheqja e Kosovës bëri një raport të mire. Tani duhet të zhvillohen marrëdhëniet ekonomike. (mendoi se e ka drejt sepse pa lidhje ekonomike nuk mund të sigurohet uniteti kombëtar I kombit). Ne kemi qenë bashkë nën sundimin Turqisë, pastaj na ndanë dhe kështu kemi dhjetëra vjet; koha ka bërë punën e vet , prandaj është e nevojshme të forcohen lidhjet midis Atdheut amë dhe popullsisë shqiptare  në Kosovë e viset. Ne këtu në Jugosllavi deri më 1963 , kur Kosova ishte nën Serbinë nuk ishim mire, kurse qysh nga ajo kohë arsimimi kombëtar I popullsisë shqiptare ka ecur. Detyra jonë kryesore këtu është ta formojmë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe në këtë proces kemi nevojë të madhe për përkrahjen e Shqipërisë, për përkrahjen e saj morale e të gjithanshme. Fjala e Shokut Enver në Bajram Curr ka një rendësi të madhe. Politika që keni adoptuar për të kërkuar respektimin e të drejtave që garanton kushtetuta jugosllave ndaj popullsisë shqiptare është një gjë e mire, e drejtë dhe nuk mund të kundërshtojë kush. Jugosllavia e kërkon një të tillë për pakicat e saj në vendet të tjera..

Procesi I reafirmimit kombëtar të shqiptarëve në Jugosllavi, edhe tani pas Titos, do të vazhdojë, kjo tashma nuk mund të kthehet mbrapsht. Megjithatë ne shqiptarët këtu kemi shumë nevojë për përkrahjen tuaj , pa të cilën nuk mund të ecë siç duhet forcimi I ndërgjegjes kombëtare. Ne kemi njerëz në Kosovë që janë shqiptar dhe regjistrohen turq, kanë humbur ndërgjegjen kombëtare nga pushteti turk, etj. Në Shqipëri ndodhë ndryshe, ndërgjegjja kombëtare u formua më shpejtë, ndërsa në Kosovë edhe pas Turqisë shtypja vazhdoi.

Një rol vendimtar për ne këtu luajnë lidhjet e popullsisë shqiptare të Kosovës me Shqipërinë. Por këto forcohen ose dobësohen në varësi të gjendjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Këto janë të mira dhe kanë dhënë rezultate edhe në marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.

Në të vërtetë, kontaktet e popullsisë sç Kosovës me Shqipërinë filluan më 1971. Deri në atë kohë, vetëm llafe thuheshin këtu, por në fakt nuk I lejonin kosovarët të shkonin në Shqipëri. Kjo u bë e mundur vetëm pas takimit tim me Titon. Kur kam nisur grupin e pare të shqiptarëve për të vizituar Shqipërinë I kam porositur që të mos bëjnë provokime atje duke shitur mendje e duke dhënë dhurata këmisha najloni, etj., dhe këtë e kam bërë sepse çështja e lidhjeve të popullsisë sonë me atë të Shqipërisë ka një rëndësi të madhe për ne.

Fadili tha se interesat e popullsisë shqiptare në Jugosllavi e kërkojnë që marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë të mos kufizohen vetëm me Kosovën dhe viset shqiptare. Ka njerëz në Jugosllavi që mendojnë se Shqipëria mendon vetëm për shqiptarët, ndërsa ne duhet të krijojmë një atmosferë sa më të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve të Kosovës e të viseve tjera shqiptare me Shqipërinë. Por edhe si dy vende fqinje kemi interesa të kemi marrëdhënie të mira. Në një mbledhje të shtabit të përgjithshëm ushtarak para disa vjetësh, ku isha edhe unë, Tito bëri vërejtje për raportin e paraqitur nga gjeneralët mbi strategjinë dhe taktikën e mbrojtjes së Jugosllavisë, duke thënë se aty ishte harruar një faktor I rëndësishëm dhe pikërisht Shqipëria, e cila në rast të një agresioni kundër Jugosllavisë duhet llogaritur si aleatja jonë. Titua theksoi se një sulm kundër Jugosllavisë përbën rrezik për Shqipërinë, dhe anasjelltas, një sulm kundër Shqipërisë përbënë rrezik për Jugosllavinë. Qysh atëherë në planet ushtarake të Jugosllavisë Shqipëria konsiderohet një faktor I rëndësishëm si aleate e Jugosllavisë në luftë kundër agresorëve.

  1. (llagoje) Popovi ka bërë një raport të mire mbi vizitën e ti private në Shqipëri. Mirë keni bërë që e quat të vizitonte minoritetin maqedon në zonën e Prespës, kjo dhe zhvillimi I marrëdhënieve me Maqedoninë do të ndihmojë në pozitën e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Edhe ju bëtë mire që shkuat për vizitë (në) Kroaci.

Biseda e shokut Mehmet Shehu me ambasadorin e Jugosllavisë është pritur shumë mire nga udhëheqja jugosllave. Aktualisht marrëdhëniet midis dy vendeve po ecin mire, ky është edhe mendimi I udhëheqjes jugosllave, këtë e patë që e tha edhe Petër Stambolliçi anëtar I kryesisë së Jugosllavisë dhe I kryesisë së KQ të LKJ ( I cili kaloi pranë nesh, na takoi dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të mira).

  1. Së fundi, tha Fadili do të jetë mire po të bëhet e mundur që edhe ne politikanët të bëjmë ndonjë vizitë në Shqipëri. Sigurisht, pikëpamjet tona politike dhe ideologjike janë të ndryshme, por le të shkëmbejmë mendime për ato çështje që kemi interes.

Në kushtet e Jugosllavisë, ne shqiptarët mund të bëjmë kaq sa bëmë, le të gjykojë koha. Unë do ti heq kapelën me kënaqësi kujtdo qoftë që do ta bënte detyrën tone këtu më mire se sa kam bërë unë dhe shokët e mijë, dhe do t`ia lija me gjithë qejf pozitën time. Sot në Kosovë ka 50 000 studentë, nga të cilët 37000 shqiptarë, një gjë të tillë do të ishte vështirë ta imagjinonim 30 vjet më pare. Vetëm, zhvillimi I Kosovës në planin kombëtar duhet të ecë me zhvillimin e Shqipërisë. Ju keni arritur rezultate shumë të mira në arsim, kulture, etj. Kosova duhet të përfitojë nga ky zhvillim.

  1. Në këtë bisedë, sipas çështjeve dhe nevojës, unë ndërhyra ose bëra vlerësime lidhur me marrëdhëniet me Kosovën ose Jugosllavinë, ose për problemet të tjera në përputhje me qëndrimet tona. Ndër të tjera, mund të përmendën këto:

 a)Në një moment kur unë I thash se kisha dashur t` I bëja një vizitë, Fadili tha se do të ishte mire t`I shkoja dhe mundësisht ta ngrija ndonjë çështje. Nga kjo krijova përshtypjen se pozita e shqiptarëve mbetet e lëkundur dhe ndoshta kjo është arsyeja që Fadili e theksoi disa here “që ne shqiptarët këtu kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë”.

  1. b) Duke biseduar për vizitën e B. (agoje) Popovit në Shqipëri, unë I fola edhe për gjendjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni e veçanërisht për prishjen e kompaktësisë si edhe për rolin që mund të luaj Kosova dhe udhëheqësit shqiptarë në kuadër te të drejtave të kushtetutës jugosllave. Fadili tha se Kosova po punon por ndërhyrja e tyre nuk pritet mire nga maqedonët, etj.

Krijova përshtypjen se nuk e kuptonte siç duhet rrezikun e priashjes së kompaktësisë së popullsisë shqiptare në Maqedoni ose kjo I vinte se e ndjejnë vehten të pafuqishëm. Por edhe urrejtje për maqedonët kishte. “ Këta maqedonët janë ata që në Shqipëri u thonim bullgar, dhe pas luftës së dytë u bënë maqedon” , tha ai me një rast. Fadili  tha se në Maqedoni kanë sjellë 30 000 maqedonë të Egjeut, por theksoi se megjithatë nuk kanë çka të na bëjnë, për 10 vjet shqiptarët do të jenë kombi I tretë në Jugoslllaavi, nga numri I popullsisë.

Indirekt , ai vuri në dukej edhe vështirësitë që I kanë. Ai tha: kur u shpallën rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Kosovë më 1971, me thirri Titua dhe më tha se në Kosovë janë bërë falsifikime në regjistrimin e popullsisë në favor të popullsisë shqiptare (dhe për këtë ishin ankuar serbët e malazezët).

Unë I thash Titos se kjo nuk ishte e vërtetë, regjistrimin I popullsisë u drejtua nga Këshilli ekzekutiv I Kosovës, dhe në atë kohë kryetar I këshillit ishte Ilia Vakiçiqë është serb, dhe nga LSK që kryesohej nga një serb, dhe atëherë Titua I hodhi poshtë kërkesat për rishikimin e regjistrimit.

  1. c) Duke folur për zgjerimin e marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë, Fadili tha se do të vijë koha kur ne në Kosovë do të këndojmë këngët e Enver Hoxhës dhe në Shqipëri këngët e Titos. Unë I thash se për të parën bashkohem me te , kurse në Shqipëri këngët e Titos nuk do të këndohen kurrë, as sot as nesër. Ju jeni nga Kosova dhe I njihni më mire gjërat. Ju I dini mendimet tona për Titon, ne I kemi thënë hapët. Shoku Enver ka botuar kujtimet e tija “Me Stalinin” dhe aty shtjellon qëndrimin e Titos në çështjen e bashkimit të Kosovës dhe të viseve shqiptare me Shqipërinë. I përmenda hollësisht bisedën e shokut Enver me Titon. Pastaj pieta nëse e kishte lexuar këtë vepër, dhe, Fadili u përgjigj “po , e kam lexuar”, por nuk bëri asnjë reagim tjetër, qoftë edhe sikur të mbronte Titon me ndonjë fare mënyre ose të thoshte ndonjë gjë tjetër.

5) Biseda kaloi edhe në fjalën e Mahmut Bakallit në Prishtinë. Fadili tha se aluzionet e Mahmutit për “paternalizëm” drejtohen kundër disa organizatave të RF Gjermane. Ka disa njerëz në Gjermani që në kuadrin e një “komiteti të Kosovës së lirë” (ky titull I kujtohej mirë) zhvillojnë veprimtari kundër Kosovës. Përmendi se I quejtuni Emin Syla shkruan për çlirimin e Kosovës, etj dhe për t` I dhënë vetës rendësi e ka ndryshuar emrin e vet në “ Emil Kastriot”.

Por në vazhdim, Fadili tha se kemi pasur të dhëna që janë thirrur bë Shqipëri disa njerëz që jetojnë në Gjermanin Federale   e që punojnë kundër Kosovës. Ata që kemi kapur e që janë në burg (e kish fjalën për njerëz që banojnë jashtë Jugosllavisë) dhe që janë marrë me aktivitete të tilla, kanë deponuar se kanë lidhje dhe marrin ndihma financiare nga ambasadat shqiptare jashtë Jugosllavisë (ose që janë thirr në Shqipëri).

Unë I hodha poshtë si shpifje të gjitha lidhjet ose ndihmat e ambasadave shqiptare për njerëz të tillë. I fola se qëndrimi ynë mbështetet në politikën e formuluar nga shoku Enver në veprat e tia, se ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës, nuk kemi lidhje ose të nxisim emigracionin reaksionar, etj. Nënvizova përkrahjen tone për përpjekjet që bën popullsia shqiptare në Kosovë dhe në viset për reafirmimin e saj kombëtar shqiptar dhe përmenda edhe kontributin e udhëheqësive të Kosovës, etj. I përmenda se këtë qëndrim ja kam thënë edhe Xhavit Nimanit vitin e kaluar (1979)  dhe këtu qëndrojmë. Duhet parëse mos këto akuza për Shqipërinë janë të inskenuara nga ato forca që duan të na përçajnë neve, armiqtë e kombit shqiptar gjithmonë këtu e kanë goditur popullin tone, kjo ka qenë arma më e preferuar e tyre. Shikoni se mos është vepër e shovinistëve serbë ose e të tjerëve. Fadili tha : bëtë mire që më that këtë dhe kjo më gëzon. Lidhur me atë nëse kjo është vepër e shovinistëve serbë, ai nuk e hodhi poshtë, por u lëkund ta pranonte gjithashtu.

I përmenda se kriteret e vizitave të kosovarëve dhe gjithë shqiptarëve jashtë Atdheut në Shqipëri janë të njohura sikurse është I njohur qëndrimi ynë I prerë kundër emigracionit reaksionar. I përmenda gjithashtu se ambasadat tona jashtë Jugosllavisë u japin material mbi Shqipërinë të gjithë atyre që interesohen të njohin vendin tonë, por kjo është e gjitha. Fadili tha se nuk ka asgjë të keqe që ambasadat tuaja jashtë Jugosllavisë u japin kosovarëve material mbi Shqipërinë, duke përfshirë veprat e shokut Enver, kjo është një gjë normale.

6) Fadilin e takoj për here të tretë nëpër pritje, dy herët e para bisedën na I kanë ndërprerë funksionarët e protokollit dhe praktikisht nuk na kanë lënë të bisedojmë. Këtë radhë biseduam lirisht, në këmbë, në pritje dhe mbase kjo mund të jetë një arsye që Fadili foli më gjatë. Biseda ishte e qetë dhe ai vet donte të fliste. Kur vinte ndonjë personalitet për t`u takuar , bisedën e kalonte menjëherë nga temat e Kosovës në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në qoftë se do t` I bëj një vizitë, ajo duhet të jetë protokollare, me vlerësime të përgjithshme, dhe po të shihet e arsyeshme, t` e ngre ndonjë problem të marrëdhënieve, siç mendonte ai vet.

Beograd, më 1. 12. 1980                                                             Sokrat Plaka (nënshkrimi me dorë)

(Dokumenti në: A. MPJ. D. 77-1980. T. sekret-R. A).

Ideolog kryesor për demonstratat 1968 dhe 1981 nga dokumentet del se ishte ADEM Demaçi

***

PSE NDRYSHOI RRIEDHA E HISTORISË KAH ÇLIRIMI I KOSOVËS

PSE SHPËRTHYEN DEMONSTRATAT  më 1981 NË KOSOVË

Kosova ishte një koloni që e shfrytëzonin të gjitha republikat sidomos në grabitjen e lëndës së pare për nevoja të industrisë së tyre. Kosova po shënonte stagnim edhe në shëndetësi, në arsimim në politikë kadrovike ushtarake dhe diplomatike, por mbi të gjitha në punësim proporcional me popullsinë në organet e federatës. Shkurt Kosova do të thuhet në një simpozium në shkurt të vitit 1981 po shndërrohej në koloni moderne . Kreditë e huaja për zhvillimi e viseve të pazhvilluara vetëm vinin në Kosovës. Ato para të dedikuara për Kosovën vetëm regjistroheshin në Prishtinë dhe të nesërmen shkonin për Beograd. Dokumentet e bankave këtë krim e vërtetojnë pa asnjë dilemë. Prandaj Populli shqiptar nuk mund të duronte ma pozitën koloniale dhe shtypjen nacionale, sidomos në sferën e kulturës dhe shkencës, po mbi të gjitha në lëmin e pabarazisë ekonomike.

***

Më 11 mars 1981 shpërthyen demonstratat e studentëve në Prishtinë. Tërë natën udhëheqësia jugosllave komunikon me telefon në mes veti. Primatin rreth vlerësimit të këtyre demonstratave e merr  kryesia shtetërore dhe politike me përzierje të kreut ushtarak në Kosovë. Demonstratat   me 12 mars 1981 pas dy orëve që kishte mbaruar vlerësimi I udhëheqësisë jugosllave I analizon edhe kryesia politike e Serbisë. Në mesditë të 12 marsit udhëheqësia politike dhe shtetërore nëpër republika dhe krahina njoftohet se është fjala për demonstrate armiqësore. Këtë qëndrim kreu politik dhe shtetëror I Jugosllavisë e mban deri më 25 mars.

Sipas dokumenteve jugosllave vlerësimin për demonstratat e 26 marsit  e bën kreu ushtarak I vendit  me 27 mars. Pikërisht në këtë vlerësim kreu ushtarak pa e njoftuar fare udhëheqjen e Kosovës e autorizon Spasoje Gjakoviqin që me 23 ish-udbashë të transferohen në Kosovë dhe ta ndjekin për së afërmi situatën sepse të gjithë këta ishin njohës të rrethanave shoqërore dhe politike në Kosovë por që ishin diskredituar në Plenuimin e Brioneve më 1966. Të gjthë këta do të vendosen në një zyre në Sekretariatin Krahinor të Kosovës duke I njoftuar të autorizuarit se janë përkohësisht të dërguar në Kosovë nga udhëheqja politike dhe ushtarake federative. Të gjitha  këto prapaskena që I dirigjonte udhëheqësia e Serbisë,  udhëheqja politike e Kosovës nuk do t’ I debatojë në ndonjë mbledhje zyrtare. Për një kohë shumë të shkurtër këta ish-udbashë kriminel me agjenturat e vjetra që I kishin lënë në Kosovë do të riaktivizohen prej së larti poshtë. Në çdo komunë këta do të formojnë shtabet e veta adekuate.

Vlerësimin e demonstratave me 1 dhe 2 prill e bën kryesia shtetërore dhe politike në prezencën e kreut ushtarak të Jugosllavisë në Beograd me 2 prill ne mbrëmje. Demonstratat vlerësohen si armiqësore dhe kontrarevolucionare. Në mbledhje primatin për vlerësimin e këtillë e marrin Pera Stambolliqi, Llazar Kolishevski dhe Vidoje Zharkoviqi. Në mbledhje u prezantua edhe një skenar se si duhet të veprohet kundër demonstruesve. Në skenar parashihej të intervenohej me ushtri dhe polici në të gjitha nivelet në Kosovë. Së dyti parashihej intervenimi eventual ushtarak edhe në Shqipëri. Këtë skenar në anën tjetër gjithnjë pa e pyet fare udhëheqësinë e Kosovës e dirigjonte udhëheqësia politike e Serbisë.

Në demonstratën e 3 prillit të vitit 1981   në rrugën Prishtinë – Besianë demonstrantët e grabisin armatimin dhe krijojnë njësi të armatosur, duke I djegur në të njëjtën kohë edhe kamionët ushtarakë që bartnin armatim. Udhëheqja shtetërore dhe ushtarake e Jugosllavisë mbeti e befasuar sepse I druante kryengritjes së përgjithshme popullore. Në këto rrethana më 3 prill në Kosovë vihet pushteti ushtarak nga kryesia e Jugosllavisë. Ky pushtet është në fuqi deri më 18 prill. Lidhur me këtë, grabitja e armatimit, djegia e kamionëve, formimi I çetës së armatosur në regjionin e Besisë dhe armatimi I rezervistëve  nga Mustafë Hoxha  shënojnë një etapë të re të demonstratave.  Përzënia e  oficerëve  jugosllavë nga Besiana, politikisht në udhëheqjen e vendit shpjegohet se ishin lënë nën hije kërkesat e drejta të demonstruesve në Prishtinë dhe gjetiu do të pohojë në një mbledhje të mbyllur  oficeri serb Daleviq

Pas këtyre rrethanave që u rikrijuan me 4 prill 1981 udhëheqja politike dhe shtetërore e Jugosllavisë do ta pranojë vlerësimin e kreut ushtarak se është fjala për kontrarevolucion në Kosovë. Udhëheqja ushtarake tani propozon skenar të ri për të vepruar në tri rrafshe:

Në rrafshin e parë të luftës  parashihej të sulmohet me të gjitha mjetet rinia patriotike shqiptare, ajo në shkollim të mesëm dhe të lartë si dhe të gjithë arsimtarët duke filluar prej së larti poshtë nga rektori e deri te mësuesi I shkollës fillore;

Në rrafshin e dytë gjithnjë  sipas strategjisë rivlerësuese duhej të sulmohej udhëheqësia politike dhe shtetërore e Kosovës, në rend të pare ajo shqiptare. Në rivlerësim thuhej decidivisht. Duke menduar të sillen në pushtet kuadro që janë lojal integralizmit jugosllav. Të gjithë këta kuadro ishin cilësuar se kanë njohuri dhe dinë ta realizojnë porosinë që jepte Libri I kaltër I udhëheqjes serbe nga viti 1976. Me Librin e Kaltër synohej ridefinimi I federatës dhe heqja e autonomisë së Kosovës.

Në rrafshin e tretë të skenarit ushtarak jugosllav që e kishte përkrahë udhëheqësia e Jugosllavisë dhe e Serbisë parashihej të sulmohej Shqipëria me të gjitha mjetet. Për këtë qëllim kreu ushtarak I Jugosllavisë I kishte planifikuar të futen në veprim 2 divizione duke ndërmarrë sulme tokësore; kishte paraparë sulm ajror me një formulë 8 +4 +4  që do të thotë tetë aeroplanë duhej të sulmonin nga Sllatina, 4 nga Titogradi dhe 4 nga aeroporti I Ohrit. Në të njëjtin kohë ishte paraparë edhe bllokadë dhe sulm detar në bregdetin e Shqipërisë. Në këtë skenar kryesia shtetërore dhe politike e Jugosllavisë  parashihte që luftën ta bartë në  truallin e Shqipërisë bregdetare e jo në Kosovë.

Pse demonstratat nuk ishin kontrarevolucionare

Demonstruesit më 1981 nuk bërën asnjë përpjekje për të I marrë institucionet shtetërore. Askush nuk tentoi ta merr në duatë e veta Radio Prishtinën, Radio Televizionin, Pallatin e shtypit, Kuvendin e Kosovës, Këshillin Ekzekutiv. Nuk patëm asnjë përpjekje që të merren as objektet e pushtetit komunal.

Donstuesit e organizuar kishin si kërkesë themeltare që Kosova Brenda kufijve të Federatës Jugosllave të shpallet Republikë e barabartë me republikat tjera. Demonstruesit kërkon që Kosova të ketë trajtim të barabartë në federate në lëmine e investimeve e mos të mbetet gjithnjë treva më e prapambetur e vendit, madje të eksploatorët si një koloni që ishte bërë de afkto.

Demontruesit dhe organizatorët nuk kërkuan me asnjë shkrim që Kosova të kthehet në një sistem kapitalist ose ndonjë sistem tjetër që njihte realiteti në familjen e shteteve socialiste.

Me këto fakte rrëzohet pohimi I shprehur në të ashtuquajturën Platformë politike për Kosovën se “Kosovë demonstratat ishin kontrarevolucionare” Faktet janë pra mbi të gjitha pohimet e politikes jugosllave.

Demonstrata që u kthye në përpjekje për kryengritje

Formimi I çetës dhe drejtuesit e saj

Tërë këtë strategji agresive me 4 prill do ta vejë në pozicion inferior veprimi I demonstruesve në rrugën Prishtinë –  Besianë  që ishte zhvilluar më 2 – 3  prill duke e djegur tërë arsenalin ushtarak ( kamionët që bartnin armë) dhe duke I grabitur armët dhe duke formuar njësi të armatosur. Kësaj njësie të armatosur në aspektin psikologjik – ushtarak dhe politik do t’I ndihmojë Mustafë Hoxha në anën tjetër  me armatimin e rezervistëve dhe largimin e oficerëve jugosllavë nga Kosova (komuna e Besianës). Grupin e parë të çetës  në Besi e përbënin : Ruzhdi Hajdini (Miroc), Sami Leci (Barilevë), Zijadin Hoxha (Prishtinë), Vehbi Leci (Barilevë), Osman Krasniqi (Bërnicë e Epërme), Ibush Kelmendi (Prugoc), Agim Selmani (Barilevë) Agim Leci (Barilevë), Hajrullah Dragusha (Prugoc). Çetën e dytë e përbënin : Zymer Krasniqi (Besi), Bajram Syla (Rimanishtë), Qerim Arifi (Rimanishtë), Nagip Bllaca (Besi), Naim Statovci (Prugoc), Sadik Dragusha (Prugoc), Shaban Dragusha (Prugoc), Ramadan Rexha (Rimanishtë), Enver Koliqi (Lupç I poshtëm), Nexhemdin Pireva (Lupç), Sadri Berisha (Drenoc). Në këto aksione demonstruese ishin perfshirë edhe rinia shkollore nën 18 vjeç. Dalloheshin: Afrim Bllacaku, Agim Selim Leci, Naser Rexha, Shemsi M. Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani, Xhemshir Leci, Pajazit Ndreca, Nexhat Dragusha, Osman H. Abdullahu, Sami Abdullahu, Osman S. Abdullahu, Ismail Koliqi, Zenel Krasniqi, Lutfi Leci, Xhafer Fetahu etj.

Lidhur me demonstratën në rrugën Prishtinë – Besianë mund të theksojmë se po në atë moment kur demonstruesit I grabisin armët ( 30 pushkë automatike, 50 automatikë, 30 pushkë gjysmë automatike) demonstrata e  merr karakterin e kryengritjes së armatosur. Okupatori në anën tjetër për ta shuar këtë kryengritje, do t’ I përdorë të gjitha mjetet : nga angazhimi I ushtrisë dhe policisë tokësore  e deri te përdorimi I helicopterëve special ushtarak.

Kryengritësit pas një kohe do të munden por fama e kryengritjes – luftës së drejtë shqiptare do të përhapet në katër anët e botës. Kjo ngjarje e pranverës patriotike shqiptare ( 1981) meriton trajtim shkencor sepse dokumentet dhe personalitetet bartëse mund të konsultohen.

Ndaj këtyre rrethanave sipas dokumenteve që gjenden  në Kryesinë shtetërore të Kosovës, instancat  politike dhe shtetërore perëndimore si dhe ato lindore do të reagohet me një butësi diplomatike duke injoruar terrorin qe kishte ushtruar policia dhe ushtria mbi demonstratë.

Për ta sjellë këtë atmosferë politike në  Jugosllavi në një kahe tjetër udhëheqësia politike e Jugosllavisë duke mos lejuar publikisht realizimin në praktikë të Librit të Kaltërt me 17 nëntor 1981 do të aprovojë Platformën Politike me të cilën do të veprohet në vijimësi kundër të gjithë shqiptarëve në  Jugosllavi. Në bazë të dokumenteve jo vetëm Kosova po kudo që jetonin shqiptarët nën robërinë jugosllave ishte vënë një dikataturë ushtarake dhe policore. Totalitarizmi politik e kishte arritur kulmin.

Kush ishe ideolog dhe kush organizator i demonstratave- kryengritjes së armatosur?

Udhëheqja politike jugosllavë në të cilën referuan Llazar kolishevski dhe Vidoje Zharkoviqi, ideolog I demonstratave ishe cilësuar se ishte Adem Demaçi. Ai konsiderohej jo vetëm në federate por edhe në Kosovë në të gjitha dokumentet politike dhe shtetërore se ishe ideologu I luftës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi, për Shqipëri Etnike. Të gjitha organizatat ilegale dhe veprimi I masës popullore ishte thënë aty se janë nën ndikimin e tij. Organizatorët e demonstratave të pranverës së vitit 1981 sipas udheheqësisë jugosllave ishin: Sigurimi shtetëror I Shqipërisë; PPSH; Grupi marksist-leninist I Kosovës; Partia Komuniste Marksiste  Leniniste në Jugosllavi; Fronti I kuq; Lëvizja Nacionale për çlirimin e Kosovës dhe pjesëve tjera shqiptare; grupet shqiptare të organizuara në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Të gjitha këto organizata thuhet në vlerësimin jugosllav se I drejtonte PPSH dhe Sigurimi Shtetëror I Shqipërisë. Parullat programatike të demonstruesve nga Kosova Republikë e deri te bashkimi me Shqipërinë, kryengritësit në Besi tentojnë t’I realizojnë me fuqinë e armës, duke bërë luftë të drejtë.

Pse dështoi përpjekja për kryengritje kryengritja

Kur e shtrojmë këtë pyetje, duhet të përgjigjemi shkurt , dështoi kryengritja sepse ishte I forte shteti. Dokumentet dëshmojnë se shteti nuk ishe I forte si mendohej dhe propagandohej në opinion. Këtë pohim e vërtetoi koha dhe ngjarjet më vonë. Fakti se Serbia përpiloi memorandum ndërsa Jugosllavia përpiloi program për Kosovën, shqiptarët u përgjigjën me demonstrate edhe më të fuqishme por edhe me fuqinë e armës në etapat e mëtejme historike. Pyetja e dytë që parashtrohet këtu pse dështoi kryengritja më 1981 : ishte I pavendosur një pjesë e popullit, nuk kishte përkrahje të armatimit nga Shqipëria, egërsia e prokurorëve dhe gjykatësve, dyfytyrësia e dëshmitarëve shqiptarë, sjellja e ish udbashëve nga Serbia në Kosovë ( shoferi I kamionit nga Peja) dëshmon se Shtabi I Spasoje Gjakoviqit kishte marrë endim që të armatosen serbët e Kosovës.

 Fakti i tretë se disa  demonstrues kryengritës të vitit 1981 po me ato armë që I kishin grabitë do të inkuadrohen në UÇK  tregon se demonstruesit ishin të vendosur, seriozisht për ta rrëzuar sistemin kolonial në Kosovë. Të paktën këto demonstrata e kishin shporre frikën e robit dhe kishin krijuar rrafshin psikologjik se shqiptarët janë të zotët që të çlirohen edhe me fuqinë e armës, të bëjnë luftë të drejtë.

Të përfundojmë në bazë të dokumenteve që kanë mbetur ( dokumente me shenja sekrete) demonstratat e kishin lëkundur nga themelet Jugosllavinë, e kishin hapë konfliktin politik në mes të serbëve kroatëve dhe sllovenëve, i kishin vënë  në dymendësi maqedonët, malazezët dhe boshnjakët, ndërsa për shqiptarë demonstratat kishin krijuar shansin e shekullit për një luftë të mëtejme politike dhe ushtarake të drejtë, luftë ajo e drejtë që do zë fill me çetat e para të UÇK-së duke u shndërruar në ushtri që bën luftë të drejtë deri në fund të qershorit të vitit 1999. ( Materiali I konsultuar, 137 dosje d. sek. 1981 në Ak. e Kosovës; botimin e dokumenteve në Kosova Sot në 249 vazhdime; dokumentet informative federate – Kosovë, dokumentet informative Serbi – Kosovë, dokumentet e kryesisë së Kosovës 1981, dokumentet e kryesisë LKK – 1981 informatat);Shiko edhe aktgjykimet në gjuhën shqipe në gjykatat së çarqeve në Kosovë. K.147/81 më 13.08.1981

KOSOVA GJATË VITEVE 1981-1992

Pas demonstrative e tërë makineria policore dhe ushtarake jugosllave do të vërsulet mbi shqiptar. E tërë politika do të koncentrohet në Kryesinë e Jugosllavisë që e zëvendësonte autoritetin e pushtetit diktatorial të Titos. Aty, sipas dokumenteve që janë ruajtur ofensivën për lum brutal ndaj shqiptarëve do ta shfaqin përfaqësuesit e Serbisë, Malit të ZI, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës. Fadil Hoxha do të mbetet diku në mes për të mbijetuar, por ishte , gjithnjë sipas dokumenteve që I posedojnë shkencëtarët slloven dhe kroatë, I përkrahur tërthorazi ose drejtpërdrejtë nga sllovenët dhe kroatët. Në këto rrethana Fadil Hoxha do tan gritë çështjen e prapangecjes ekonomike të Kosovës në prill të vitit 1982. Por çka ngjan. Do të pasojë ofensiva e dy përfaqësueseve serbë në Kryesi (Stamboliq, Lubiqiq) se nga Kosova po ndiqen kuadrot serbe. Në atë kohë sipas dokumenteve arkivore që I botonte “TANJUG” e që ne nuk kishim mundësi të I njohim atëbotë, nëpër burgje ishin izoluar shqiptarët me dënime drakonike që arrinte në 125000 vjet burg. Ishin hapur 450000 dosje, shifër kjo që pas katër viteve do të arrijë në 750  000. Ky fakt flet se ishte tejkaluar koha e nazizmit n` Evropë në lëmin e ndjekjeve dhe torturave barbare. Prandaj e tërë urrejtja do të vësulet jo vetëm mbi rininë dhe popullin por edhe mbi ata funksionar që sado pak e ngritnin zërin kundër asaj gjendje.

E tërë makineria politike serbe më 1981 do të vërsulet mbi Plan-programet shkollore shqiptare në mënyrë që ta kthej përpilimin e tyre sërish në Beograd sç kishin bërë deri më 1966. Por do të hasin jo vetëm në argument që nuk do të ketë kthim prapa por u paralajmëruan se nëse vazhdohet kështu do të vij deri te ndarja e plotë e sistemit mësimor. Atëherë në Vrnjaqka Bajë do të thuhet në një “tubim shkencor” jugosllav se Prof.Dr. Masar Kodra, Prof. Dr. Tahir Abdyli, Prof. Dr. Fehmi Pushkolli, Prof. Dr. Hakif Bajrami janë nën hetime sepse po duan që m”mësimi në Kosovë të mbahet I dirigjuar nga Tirana, nga marksizëm –leninizmi”. Do ta marrin përgjigjen se Marksi dhe Lenini mësohen në Jugosllavi, por vlerësimet serbe po shkojnë kah ideologjia e Ravna Gorës –Drazha Mihajloviqit”. Jo vetëm kaq, në një simpozium tjetër, në vijim në Beograd më 15 maj 1985 hapur “shkencëtarët” serb do ta prezentojnë studimin “Ugnjtena I ugnjetaçka nacija” (Populli nënshtrua dhe I nënshtruar” që aludonin në ideologjinë fashiste të çetnikëve. Edhe aty, Spasoje, Gjakoviqit, Tempos, Qosiqit dhe kompanisë së historianëve servil do të u thuhet se po e dërgoni vendin në luftë qytetare. Dhe ashtu ngjau. Një vit më vonë shkrimtarët shqiptar në Novi Sad do të u japin leksione jugosllavëve (serbëve) se nuk do të lëshojnë pe që Gjuha dhe letërsia shqipe të demonizohet. Pas këtyre debakëlve të serbëve makineria e tyre politike çështjen antishqiptare do ta plasoi në NDYSHIM Të KUSHTETUTËS me ndihmën e POLICISË DHE USHTRISË. Do të fitojnë demonstrate edhe më të fuqishme shqiptare, do të fitojnë GREVËN E MINATORËVE që ia luajti themelet Jugosllavisë titiste dhe të mos inkuadruara. Më 1988 do të dihet por vonë se shqiptarët janë të gatshëm ta bëjnë praktikë kombëtare LUFTËN E TAHIR MEHES që ia dridhi themelet policisë së tyre dhe me ndihmën e popave dhe “miqve të tyre” serbët do ta shtijën në veprim ushtrinë, fakt ky që e dërgoi vendin në luftë qytetare dhe ma në fund në shkatërrim ashtu si e meritonte sepse ishte formuar në padrejtësi dhe shtypje nacionale. Në këtë rrafsh nuk ishte fare befasuese dukuria e hudhjes së librezave të partisë nga gati të gjithë shqiptarët që ishin në LKJ. Ky fakt flet se Demonstratat e vitit 1981 ishin fanari I LIRISË.

Si lindi “Platforma për Kosovën”?

Deri sa “Libri I kaltërt” shkencërisht konsiderohet si tentim atentati kundër shqiptarëve një Jugosllavi në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, “Platforma politike për Kosovën” mund të thuhet se e ktheu Kosovën në një kamp të hetimeve dhe të përqendrimit ku ushtria dhe policia kishin marrë çdo gjë në dorë. Nuk vlente ma kurrfarë ligji I Kosovës, ishte vënë pushteti ushtarak në të gjitha nivelet. Këtë realitet e donte Beogradi. Çështjet tjera do të lëvizin në interes të Serbisë shumë më lehtë. Lidhur me këtë kur Fadil Hoxha e lëvizi çështjen eprpangecje4s së Kosovës atij do t` I thuhet se nga viti 1945 është nën monitorim . Atë shprehje do ta klithë me gjysmë zëri njëfarë oficeri I quajtur Graqanin. Me urdhër të tij do të flitet në Beograd në qarqet shkencore është përpiluar “Memorandumi I Akademisë Serbe” më 1986, dokument ky që u kritikua vetëm sa për opinionin e Jugosllavisë Perëndimore.

Platforma për Kosovën ishte përpiluar në Beograd nga një grup politikanësh. Por dorën e fundit atij dokumenti famkeq do t` ia japi Vlladimir Bakariqi që ishte në spital. Këtë fakt do të ma thotë Lik Seiti në Beograd kur hulumtoja temën “Shpërngulja e shqiptarëve në Anadoll 1878-1966” Atë dokument do ta sjellë në Arkiv Ismail Bajra.

Programi jugosllav për Kosovën document më kriminal se Naçertania e Garashaninit

Për ta amortizuar terrorin politik, policor dhe ushtarak para botës demokrtaike kreu I shtetit do t` I hyj përpilimit të një dokuemnti që quhet “ Programi Jugosllav për Kosovën” I prezantuar me moton se “ja po e ndihmojmë Kosovën” e në esence ishte dokument themeltar I Millosheviqit e kompanisë për serbizimin e Kosovës. Prapavija e tij u tregua sheshazi në Gazimestan. Në fakt ai plan moton kryesore e kishte kthim in e sllavëve në Kosovë në pozita të ndryshme pa marrë parasysh a ka nevojë kadrovike a po jo Kosova.

Si e kuptuan sllovenët dhe kroatët qëllimin serb dhe si u prish LKJ?

Shqiptarët masovikisht I hidhnin librezat e LKJ-së. Këtë fakt sipas dokumenteve disa politikanë serb do ta lidhin me inicimin e Fadil Hoxhës që kishte bërë rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës e ku kishte dëshmuar se serbët po “largohen nga Kosova sepse nuk po: 1. Munden ta durojnë barazinë dhe 2. Nuk po munden të punojnë në Kosovë me rroga përgjysmë më të vogla se sa në Serbi”.

Në Jugosllavi më 1988/9 po diskutohej për ndryshimet kushtetuese. Qëllimi kryesor I Serbisë ishte dhe mbeti degradimi kushtetues I Kosovës. Atë degradim e arriti me kapitullimin e turpshëm të “kuadrove shqipfolës” që gati për një dekade I mbulonin të gjitha krimet ogurzeza të udbashëve serb (si dhunimet dhe prishjen e lapidarëve të varreve etj. Për t` I akuzuar në bllok shqiptarët. Dhe, atë qëllim Udhëheqësia serbe e arriti më 23 mars 1999. Po, do të dalin edhe atëherë shumë shqipfolës dhe do të thonë: “nuk humbim asgjë”. Në anën tjetër sllovenet dhe kroatët do ta kuptojnë qëllimin serb jo vetëm në Gazimastan. Në këto rethan DEKLARATA e 2 KORRIKUT dhe KUSHTETUTA E KAÇANIKUT të aprovuara nga Parlamenti I Kosovës janë vendime historike sepse përgjithëson do të hiqet të paktën një tabu që ishte e dënueshme për shqiptar(për Kosovën). Në këto rrethana do të prishet LKJ, do të shpallen të pavarura Sllovenia dhe Krocia. Vargu I shpalljeve do të vazhdoi. Por më 4 korrik 1992 Komisioni I Badinterit do të deklaroi decidivisht se Jugosllavia ma nuk ekziston. Ky konstatim nuk e mbushi mend establishmenin shqiptar dhe do ta ndjek një politikë rreshtimi që quhej “Lëvizje paqësore”. Po me kenë lëvizje paqësore, me kriminel çetniko-komunist që vrisni gra e fëmijë, pleq e plaka, gra shtatzëna nëpër Bosnje. Madje në Kosovë do të vriten edhe fëmija me libra (çanta) në dorë. Vargu I vrasjeve do të metastazoi por organizimi për të rezistuar nuk do të mungoi. Më 1991 u mbajtën në Tetovë dy kuvende gjithëkombëtare. Aty do të aprovohet një rezolutë, në përpilimin e së cilës kam marrë pjesë që populli ma nuk mund të duroi. Në tubimin gjithëkombëtar në Tetova (@ 2) do të mungojnë vetëm PD e Shqipërisë dhe LDK e Kosovës. Në atë kohë dihej se çetat e para të Uç K-ës ishin në aksione. Dihej se makineria vrastare serbe nuk mund të largohet ndryshe nga Kosova. Po, do të ndodhin shumë ngjarje që duhet shkruar libra, por do të ngjajnë edhe shumë veprime politike paqësore të pamatshme sa që disa diplomat që vinin e shkonin do të tallen me neve publikisht. Madje ata do të përpiqen që Luftën tone të DREJTË ta quajnë “terroriste”. Por për ushtarët e ADEM JASHARIT ky turr I disa diplomatëve ose politikanëve të brendshëm dhe të jashtëm nuk kishte ndonjë rendësi të madhe strategjike. Lufta do të intensifikohet sidomos pas Mbledhjes së Dejtonin dhe gjenocidit në Srebernicë, ku krimi më monstruoz pas Luftës së Dytë Botërore u bë në atë vende që ishin nën mbikëqyrjen e OKB-ës. Dy duar për një kokë. Nuk kishte ma rrugë tjetër, përpos ajo e frontit, Luftë që duhej të bëhej me KONVENTA të GJEVËS, pra LUFTË e DREJTË. Atë luftë me realitetin në teren dhe me propagandën që bënin institucionet e saj shumë shpejtë do të kuptoi e tërë bota e civilizuar. Në këtë drejtim deklarata e ADEM DEMAÇIT ishin në tavolinat e diplomacisë SHBA, ANGLISË, GJERMANISË, Francës, Turqisë, Italisë dhe Rusisë. Lufta do të eskaloi në tërë Kosovën në shkallë frontale, armiku ma nuk ndihej I sigurt në asnjë cep të Kosovës. Fuqitë e Mëdha nuk patën kah t` ia mbajnë dhe ftuan një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën në Paris (Rambuje). Pse në Rambuje e jo në SHBA, tani për tani le të mbetet me kaq. Ç` është e vërteta “Republika serbe” në Bosnje u krijua në Dejton të Amerikës. Po, edhe dy republika I kanë pas krijuar serbët në Kroaci. Tani në Kosovë duan të krijojnë një “republikë serbe” me aminimin e BE-së (Evropës). Po veprojnë kështu sepse Daqiqi dhe Nikoliqi gjatë luftërave gjakatare në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë e kanë pas rrolin e Geringut dhe sot ata janë bërë me bekimin e politikës evropiane “paçebërës”. Po sikur të dënoheshin serbët për gjenocidin, kampet e përqendrimit, masakrat masive sikurse nazistët, më kurrë nuk do të vërsuleshin mbi fqinjët sikur se po bëjnë sot, sikurse veprën dje. Kjo filozofi nuk garanton se nuk do të bëjnë nesër.

Tani shtrohet pyetja morale dhe politike para OKB-ës, BE-së dhe mekanizmave tjerë çfarë shteti është I cili nuk mund të ketë ushtri. Ka pas shembull të tillë në histori. Pse po luajnë me ardhmërinë tone disa qarqe sikur vet kemi qenë fajtor, sepse çdo kund ndihej deri më 1989 “ të gjithë në LKJ ose asgjë”. Pas këtij slogani lindi ai tjetri: “të gjithë demokratë apo tradhtarë”!!!

Në RAMBUJE PËR NDËRKOMBËTARIZIMIN E LUFTËS SË UÇK-ës

Deri më 1997 Jugosllavia e mbetur përdorë çdo metodë[ të dhunës mbi shqiptarë. E vërteta, pas Dejtonit më 1995 Millosheviqi dhe makineria e tijë vrastare menduan se në Kosovë do të kalojnë më lehtë nëse e rëndojnë dhunën sistematikisht. Në lidhje më këtë aty kah mesi I vitit 1997 do të inicohet në Shtabin e Millosheviqit projekti “OAZA” që do të thotë likuidim pa presedan të atyre lokaliteteve që bëjnë rezistencë. Dhe, për ta matë pulsin e shqiptarëve në Beograd do të ftohen pesë (5) liderë politik shqiptarë. Në qëndrimet e tyre Milloshi do të lexoi se mund të përmbyllë projektin “OAZA”. Dhe në mars të vitit 1998 do ta ndërmarrë sulmin frontal në Fshatin Prekaz. Dihen pasojat e asaj lufte të pabarabartë. Por grupi I Kontaktit më 9 mars 1998 do ta DEFINOI agresorin në Kosovë, pra jo vetëm në Prekazin heroik. Në këtë linjë KS I OKB më 31 mars 1998 do të aprovoi Rezolutën e njohur 1160 ku ndër të tjera mbështetet në Kaptinën e VII të KARTËS së OKB. Çdo gjë tani e tutje dihej. Serbia nëse do të vazhdoi me krime do të bombardohet. Dhe kështu erdhi deri te 24 marsi 1999, që shënon NEOHISTORIN{ e luftërave në tërë botën sepse NATO-s nuk iu dëmtua asnjë ushtar.

Në Rambuje u diskutua për të ardhmen e Kosovës në dy runda por asgjë nuk përfundoi me marrëveshje zyrtare. Kjo ishte fatlumësi për ardhmërinë e Kosovës Nuk nënshkruan në Rambuje :Rusia, Jugosllavia dhe Serbia. Nëshkruan: Shqiptarët, BE dhe SHBA. Çështja mbeti e pasqaruar dhe pasoi intervenimi I NATO-s. Kështu pas 23 marsit 1989 erdhi 24 marsi I vitit 1999.

Ku jemi sot dhe kah po shkojmë

Sot jemi në një udhëkryq si komb dhe si Kosovë, Shqipëri….. I kemi tridhjetë parti politike që për çdo ditë e torturojnë kombin me politikë të fytit të ngushtë egoist ose regjionalistë. Nga çdo pozicion që të analizohet kjo gjendje më vështirë do të jetë të I bashkosh kryetarët e k[tyre partive se sa që kemi luftuar për t` u çliruar prej okupatorëve. Është mbledhë hasmëri e paimagjinueshme në disa mese, sidomos në Titanë, në Shkup, po besa edhe në Prishtinë ku diçka hasmëria është më e zbutur. Kështu e vërej pasqyrën e gjakut të partive si historian, nuk e di a kam të drejtë. Ishalla e kam gabim. Po kah bashkimi kombëtar nuk jemi kah veprojmë sidomos në rrafshin ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe diplomatik. Hajde tash të vjen amerikani dhe të na e zgjedh kryetarin me zarf, hajde tash të vjen amerikani dhe të na I harmonizoi TRI ligje në Tiranë, hajde tash të vjen amerikani në Shkup e të na thot jeni bërë pike e pesë për karrika e çka jo. Ku jemi po shihet sikurse para njëqind vjetëve , populli më I prapambetur në Evropë. Kur do të mbushemi mend o shqiptar. Kuptoni se globalizmin perëndimor sot e bashkon vetëm pasuria dhe interesi ekonomik.

Me një ekonomi që varet 96% nga importi , cili laps, cili shkrim , cila mendje do të na nxjerrë nga gremina. Hej, dyzet vjet punë dhe del në pension –ja kjo është demokracia 110 euro në muaj. Po, afro 48% e familjeve shqiptare janë në gjendje kritike ekonomike. Të gjithë biznesmenët janë të future në borgje deri në fyt. Bankat marrin para me 0.5% kamatë dhe me parat tona nëpër bankat e Evropës së “varfër demokratike” japin kredi me 14 dhe 18%. Ja ku jemi , ja cilën rrugë duhet ta ndjekim.

Lidhur me veriun e Kosovës hapur thuhet se asgjë nuk do të humbim sepse Ahtisari e ka përcaktuar. Na është bërë ahtisari “perëndi”. Dhe komunat e veriut të Kosovës ku janë grumbulluar të gjithë vrasësit e deridjeshëm tash do të fitojnë t` I emërojnë gjykatësit, policët, prokurorët. Dhe kush duhet të I shpërblej ata për vrasjet që I kanë bërë.

Si të bashkohemi dhe cila është rruga

Le ta kemi në Bankë të përbashkët diku në një qytet strategjik shqiptar. Le ta kemi një gazete gjithëkombëtare, një Bibliotekë gjithëkombëtare, një Arkiv gjithëkombëtar, një Radio, një Televizion gjithëkombëtar. Në këtë drejtim duhet ta kemi së pari një Kushtetutë (në 15 vjetet e para jo obligative –HB) por që do të përpilonte norma dhe do ta jepte këshilla për zhvillimin ekonomik, kulturor, shkencor, sportive dhe teknologjik. Mbi të gjitha Senati shqiptar do të merrej me çështje të strategjisë shkollore duke krijuar kuadro të ditura dhe të përkushtuara në çdo lëmi të jetës. Vetëm në këtë mënyrë do të faktorizoheshin dhe bota do të na kuptoi dhe përkrahë seriozisht. Natyrisht se në këtë rrugë duhet krijuar miqësi edhe më të thellë me SHBA, me BE por edhe me Kinën dhe Rusin, pse jo edhe me botën e tretë.

Të përfundojmë. Politika shqiptare, si mjet të pare të bashkimit duhet ta formojë një Senat (Pleqësi) gjithëkombëtare. Shqiptarët, me çdo kusht, duhet ta përsosin sistemin unik të shkollimit, gjuhën standarde kombëtare, legjislacionin kombëtar, gazetën, radion dhe kanalin televiziv gjithëkombëtar, ministrinë e hulumtimit të ekonomisë së tregut dhe marketingut, teknologjinë dhe strategjinë e zhvillimit përmes një monedhe stabile kombëtare.

Në aspektin strategji më të gjerë dihet se (Këtë propozim e kam bërë edhe më 1993):

Hapësira jetësore dhe shtetërore unike jugosllave është shkatërruar:

Rëndësia e hekurudhës Beograd Tivar ka marrë karakter defanziv sepse kalon nëpër tri shtete;

Limanet e bregdeti të ish Jugosllavisë kanë marr karakter defanziv;

Është rritur rendësia gjeostrategjike e limaneve shqiptare;

ËSHTË aktualizuare rruga strategjike Shëngjin-Durrës-Tiranë-Shkup- Sofje-Stamboll;

Është ndërtuar rruga Durrës-Tiranë-Kukës-Prizren-Prishtinë- Shkup-Selanik- Stamboll;

Hapësira unike shqiptare ka marrë domethënie tjetër. Kështu pra transformimi   gjeostrategjik dhe gjeopolitik duhet të përjetohet me mençuri dhe dituri të lartë shkencore-profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës në mars e prill të vitit 1981

Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive …