IKD: Projektligji për Byronë kërkon rishikim për të garantuar pavarësinë dhe sigurinë juridike

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përmban përmirësime, por ende kërkon rishikime të rëndësishme për të garantuar pavarësinë institucionale, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Në prezantimin e raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”, IKD theksoi se mënyra e zgjedhjes së drejtuesve të Byrosë nuk ofron garanci të mjaftueshme për pavarësinë e institucionit, ndërsa ngriti shqetësime edhe për kriteret e paqarta të verifikimit të pasurisë, mungesën e specializimit në Gjykatën e Apelit dhe mbrojtjen e pamjaftueshme të të drejtave të qytetarëve dhe palëve të treta.

Sipas IKD-së, projektligji duhet të qartësojë kriteret për fillimin e procedurave, kalimin e barrës së provës dhe kompensimin në rastet kur procedurat përfundojnë pa konfiskim.

Instituti vlerëson se Byroja mund të jetë një mekanizëm efektiv në luftën kundër pasurisë së pajustifikueshme vetëm nëse ligji ndërtohet mbi parimet e sundimit të ligjit, pavarësisë institucionale dhe sigurisë juridike.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga partitë tjera që ta refuzojnë ftesën e kryeministrit Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga partitë tjera që ta refuzojnë ftesën …