Kurti: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin duhet konsensus i të gjitha partive

Kurti: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin duhet konsensus i të gjitha partive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar konstruktiv takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, ndonëse tha se ai nuk prodhoi ndonjë rezultat konkret. Kurti shprehu pritjen që e njëjta frymë të mbizotërojë edhe në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai kritikoi edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, për refuzimin e ftesës për takim, duke theksuar rëndësinë e dialogut politik në prag të konstituimit të institucioneve.

Kurti deklaroi se përgjegjësia për formimin e qeverisë i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, ndërsa për zgjedhjen e presidentit tha se përgjegjësia u takon të gjitha forcave politike.

“Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentit të gjithë kemi përgjegjësi”, tha Kurti, duke shtuar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, jashtë përplasjeve partiake dhe me integritet të dëshmuar kombëtar e profesional.

Ai u shpreh optimist se institucionet do të konstituohen brenda afateve kushtetuese, duke vlerësuar se ekziston vullneti politik për ta çuar procesin përpara.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka hyrë në fuqi dhe deputetët kanë kohë deri më 7 gusht për ta formuar legjislaturën e re. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në Kuvend, çka kërkon mbështetjen edhe të partive opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga partitë tjera që ta refuzojnë ftesën e kryeministrit Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga partitë tjera që ta refuzojnë ftesën …