IKSHPK

IKSHPK ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrisin kujdesin gjatë këtyre ditëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrisin kujdesin gjatë këtyre ditëve. Ky institucion ka tërhequr vërejtjen se nxehtësia e lartë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

“Qytetarët ftohen të ndjekin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara” thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …