Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Me krijimin e AKS-së, nuk arrihet dot marrëveshje me Serbinë, zgjidhja më e mirë është shkëmbimi i territoreve

Analisti politik,  Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova. Me asociacion kjo marrëveshje nuk mund të arrihet, por thotë se zgjidhja më e mirë është shkëmbimi i territoreve. “Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë. Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë”, ka shkruar Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …