Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Në dehje dashurohet sinqerisht

Me alkoolin dhe verën jemi miq të vjetër, por edhe me birrën. Unë dehem dhe dehem, aq shumë dehem sa dhembjen vetëm i dehur e tejkaloj. Pijë edhe për të kujtuar, për ta kaluar më shpejt kohën, për të urryer lindjen e diellit dhe pritjen me gëzim të perëndimit të diellit. Unë pijë çkado që më deh, ky lëng në gotën e qelqt që të bën të kontaktosh me perëndin, ky lëng i shpirtit. Krejt bota është e mbyllur në gotën time të qelqtë e unë furishëm fluturoj sipër kokave monotone, të dashuruara, të dehura dhe të varrosura nga vuajtja dhe durimi që e kishin në të gjallë. 

I vetmuar e  i dehur, shoqëri e përkryer, dashuri e parë dhe e vërtetë sepse në dehje dashurohet sinqertë. Dashuria farën e ka në dehje. Dehja nxjerr dashurinë e parë, të bën të flasësh për netët e ndriçuara me plot yje, me dallgët e detit që goditin shkëmbinjët e pafajshmë dhe shkumonin me bardhësinë e përkyer. Dehja ta kujton shtrëngimin e supeve, kapjen e belit të hollë dhe pëprlasjen e buzëve. 

Dehja të bën trim, dehja të jep pushtet të përkohshëm, dehja të udhëheq drejt vdekjes elegante. Dehja ta shton përvojen, dehja t’i rreshton dyfish të dashurat. Dehja ta shumëfishon seksin. Dehja të bën komik, dehja bën që në plan të parë të vlersohet jeta e pastaj krijimtaria. Dehja të dërgon drejt thellësive të nemura. E në dehje ti gjithmonë je i lumtur, dhe kështu e kërkon jeta. 

Shumë herë pijë dhe nuk e di se për çfarë, më duket se më shumë i dehur e dashuroj dhe krejt universi bashkëpunon që ajo të jetë gjithmonë e imja. Pas katër gotave plot verë të shterura nga unë, shpirti im dhe energjia ime  hyjnë edhe në kockat e saja. Ajo nuk dehet aq sa dehem unë, ajo fantazon për dehjen sepse ajo ka pirë dy gota dhe po kontakton me Dionisin.  Ajo është dehje femërore dhe gjithmonë dehja femrore vlerësohet me më pak gota. Dehja është e njëjtë vetëm të dikush në kohë çalon. Dehja nuk mund ta ndalon kohën këtë e di dhe luftoj me të. Me dehje duhet  të këndojmë dhe të dashurojmë.

Dehja bën që edhe Zotit t’ia vjedhësh ditët ,shpesh kërkon të barazohesh me të dhe secilit prej neve një herë në jetë na ka ndodh kjo. 

Dehja lidhet ngushtë me dashurinë, për ta harruar dashurinë.  Dehemi që të ikim nga e dashura ose ta harrojmë. Dehja  na mjegullonë pamjen e të dashurës, ajo arrinë sekretin vetëm nëse çdo çast lundrojmë me të njëjtën barkë.  Vera nxinë dhëmbët e bardh, jep shije përmes gjuhës, rrëshqet kah fyti dhe pozicionohet në barkun tonë, e pastaj ngjitet ngadalë me aromën e perëndisë drejt kujtesave, së ardhmes, rregullimit momental dhe kur na pushton truri arrinë finalen, por jo sikur çasti final i derdhjes së spermës. Kjo mbanë kupën në këtë maratonë.

Budallenjtë verën e shohin se vetëm turbullon mendjen ndërsa ne artistët si qenie me shpirt. Këtë shpirt e kemi pa pasaportë pa doganë, kjo liri mund të jetë e kënaqshme edhe pa shok, por me veten. Lëngu i verës ëshët i mbyllur në burgun e qelqtë e sipër i kanë vënë një tapë, e lëngu mundohet te unë të përcjellë këngë lumturie dhe shpresë. Këtij lëngu duhej t’i kemi borxh sepse ai duron diellin, ujin, ditët që kalojnë njëjtë, dhe arritjen e fuqishme për tu ngjitur në shkallët e trurit pra fermentimin. Kur ngjitët aty fillon vallja. Ndez syrin edhe të grave të moshuara, burrave virgjinë, njerëzve të mbyllur. Verë je ushqim gazmorë për çdo specie në tokë dhe duhet t’i falenderohemi verës dhe vetëm verës.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Urgjentisht e nevojshme rritja e pagës minimale për një jetë me dinjitet

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI shpreh mbështetjen e plotë për kërkesat e sindikatave për …