Ilmi Tahiri: NË BOOKFEST 2025 – NJU JORK ME ZËRIN E POEZISË SË ATDHEUT

Më 29–30 nëntor 2025, në metropolin e gjallë të Nju Jorkut, u zhvillua Panairi i Librit “Bookfest 2025”, një ngjarje e madhe kulturore e diasporës shqiptare, organizuar me përkushtim e dinjitet nga Federata Panshqiptare “Vatra” – SHBA. Ishte për mua nder i lartë, krenari dhe privilegj që të jem pjesë e këtij eventi si poet dhe autor i shtatë vëllimeve poetike kushtuar atdheut ― një zë i vogël në oqeanin e madh të kulturës sonë kombëtare, por me zemër të përkushtuar ndaj fjalës shqipe. 📚 Gjatë këtyre dy ditëve pata nderin të takohem me: — lexues të apasionuar, — intelektualë e krijues të diasporës, — veprimtarë të çështjes kombëtare, — miq të librit e të kulturës shqiptare. Çdo takim, çdo fjalë dhe çdo përqafim më dha më shumë fuqi, mirënjohje dhe frymëzim për të vazhduar rrugën time letrare dhe misionin për të mbrojtur e lartësuar vlerat tona kombëtare. Ky panair nuk ishte thjesht një prezantim librash — ishte festë e letêrsisë sonē kombëtare ,dritë, bashkim, ishte zëri i Shqipërisë në Amerikë, ishte shpirti ynë i përbashkët që rrah për Atdheun. Ky panair ishte shumë i suksesshëm, një ngjarje që arriti pritjet dhe u shndërrua në një festë të vërtetë të librit dhe kulturës shqiptare. Organizimi i përkryer, vizitat e shumta, interesimi i lexuesve dhe atmosfera plot energji e respekt e bënë këtë edicion një prej ngjarjeve më të veçanta të komunitetit tonë në diasporë. Suksesi i panairit tregoi edhe një herë se fjala shqipe ka forcë, se libri i bashkon shqiptarët kudo që janë dhe se kultura jonë ruhet e rritet me dashuri, përkushtim dhe unitet, 🙏 Falënderim të përzemërt për: Federatën Panshqiptare “Vatra”, organizatorët, bashkatdhetarët dhe çdo pjesëmarrës që e bëri këtë aktivitet një kujtim të paharrueshëm.Por një falënderim i thellë për të gjithë sponzorët që mbështetën akomodimin tim pêr shtatë ditë me radhē të pjesëmarrjes dhe qëndrimit tim në Shba në kuadër të aktiviteteve promovuese letrare . Me respekt, mirënjohje dhe dashuri për Atdheun, 🇦🇱 Ilmi Tahiri – Poet i Atdheut 🇦🇱

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Elita politike e Shqiptarëve e (s)duan Ribashkimin Kombëtar!

Politikanët tanë shqiptarë, qofshin të Kosovës historike, të ish-Republikës së Maqedonisë, të Kosovës Lindore, të …