Arben Fetoshi: Rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës

Drejtori i institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka tërhequr vërejtjen se rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se kjo rritje buxhetore vjen në kohën kur në Kosovë është shënuar shtim i ndjeshëm i rasteve të arrestimeve për spiunazh në favor të Serbisë gjatë tre vjetëve të fundit. “Fatkeqësisht, investim më i madh në aktivitetet hibride, jo vetëm kundrejt Kosovës, por një agjendë më e ngjeshur e Serbisë, në kuadër të politikës së tyre hegjemoniste për botën serbe. Natyrisht në veçanti ndaj Kosovës, duke pasur parasysh të gjitha aktivitetet që lidhen jo vetëm me veriun e vendit, por edhe me përdorimin gjithnjë e më agresiv të rrjetit të spiunazhit brenda Kosovës” ka theksuar për Kosovapres njohësi i fushës së sigurisë, Arben Fetoshi. Ai ka shtuar më tutje se Kosova mbetet e ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride dhe nevojitet forcim i kapaciteteve të sigurisë dhe ka porositur që institucionet e sigurisë, në veçanti AKI-ja duhet të rrisin kapacitetet sa i përket fondeve shtesë që t’i kundërpërgjigjet në mënyrë efektive kërcënimeve që vijnë nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …